34 vite nga shembja e Murit të Berlinit dhe rreziku nga hedhja e themeleve të autokracisë!

34 vite nga shembja e Murit të Berlinit dhe rreziku nga hedhja e themeleve të autokracisë!

15:39, 09/11/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

34 vite më parë në 9 Nëntor 1989 gjermanët shembën Murin e Berlinit, simbolin e perdes së hekurt që ndante dy anë të botës, demokracinë perëndimore dhe skllavërinë lindore nën regjimin komunist.

Rënia e Murit të Berlinit pati një efekt domino, pasi ranë regjimet në mbarë Evropën Lindore, teksa një vit më pas ra edhe regjimi në Shqipëri, ku pas protestave studentore triumfoi ëndrra e dhjetoristëve për të parë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Muri i Berlinit dhe protestat studentore në Shqipëri janë ngjarje që duhet të mbeten tatuazh në memorien e çdo shqiptari, pasi na kujtojnë së sa shumë kanë paguar qytetërimet e veçmas edhe shqiptarët për lirinë.

Sot duhet të jetë një ditë reflektimi për këdo prej nesh, pasi për shkak të zhvillimeve në Evropë dhe rajon, regresi ynë në aspektin e demokracisë është në përmasa drastike.

Sot Edi Rama ka pushtet po aq sa kishte lideri i fundit i regjimit, Ramiz Alia, dhe një kastë politikanësh eunukë së bashku me një grup sipërmarrësish dhe disa segmente të krimit dhe diplomacisë po punojnë për vrasjen e pluralizmit dhe hedhjen në erë të themeleve të demokracisë.

Në mbështetësit e Partisë Demokratike dhe qytetarët që kanë vendosur të mbrojnë lirinë dhe demokracinë, duhet të bëhemi barrierë për mbrojtjen e pluralizmi dhe varre për shembjen e themeleve të autokracisë.

Në këtë betejë, kemi nevojë për kontributin e secilit prej jush, e sot është koha ideale të jemi në lartësinë e atyre djemve dhe vajzave që 33 vite më parë u konfrontuan me diktaturën më të ashpër në Evropë.

Sot është koha të mos harrojmë vuajtjet e atyre që për 45 vite u përballën më regjimin Hoxhist.

Sot është koha të mos harrojmë gjakun e atyre që dhanë jetën në luftën kundër instalimit të diktaturës, duke ardhur me misione gati vetëvrasëse, duke desantuar në Mirditë, Shkodër, Skrapar e Tepelenë e kudo në Shqipëri, me të vetmen ëndërr Shqipërinë Evropiane.

Sot më shumë se kurrë duhet të ngrihemi për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve tanë, që atyre të mos u rezervojmë fatin e paraardhësve tanë të privuar nga liria dhe demokracia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco