SYRI TV/ Berisha: Rama nuk e lejon hetimin e Reas, thjeshtra e Ramës po pi gjakun e shqiptarëve

12:40, 09/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisham akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka për të bllokuar hetimin e thjeshtrës së tij, që po përfiton tendera e para publike falë pushtetit të Ramës. Kryedemokrati deklaroi pas seancës se aksioni i opozitës nuk do të ndalet, ndërsa e ka kthyer Ramën në njeriun më të pashpresë.

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mohon të drejtat kushtetuese të opozitës për ngritjen e Komisioneve hetimore, pasi nuk pranon hetimin e thjeshtrës së tij, e cila po përfiton tendera dhe para publike.  E në refuzim të hetimit parlamentar, theksoi Berisha, Rama e ka zhytur parlamentin në paligjshmëri si në diktaturë.

“Që një parlament të funksionojë, duhet të zbatohen rregullat kushtetuese.

Ashtu mund të funksionojë kryesia e PS, ashtu mund të funksionojë mafia e shpellave, e bodrumeve, por parlamenti funksionon mbi bazën e pluralitetit, mbi bazën e respektit të të drejtave themelore kushtetuese.

Kjo tregon se parlamenti funksionon njëlloj si në diktaturë, si në Korenë e Veriut dhe jashtë çdo lloj standardi.

Rivendosja e të drejtave kushtetuese dhe lejimi i krijimeve komisione hetimore parlamentare...

Po nuk mund të pranojë Edi Rama dhe Linda Rama hetimin e Reas, sjelljen e vajzës që duket engjëll, por si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit! A mund të ndodhë kjo?!

A mund të ndodhë që fëmija e kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender, kur Kushtetuta e ndalon, kur Kushtetuta i heq mandatin kryeministrit nëse familja e tij fiton nga fondet apo burimet të qeverisjes qendrore dhe lokale?!”

 

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi pra gazetarëve, se aksioni i opozitës nuk do të ndalet deri në rikthimin e pluralizimit dhe vendosjen e demokracisë.

“Ky është turpi i Shqipërisë, i Europës dhe i çdo vendi të lirë. Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura me pushtetin Edi Ramës. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Përsëri vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në parlament.

Qytetarë dhe qytetare, ne vazhdojmë me vendosmëri, por ne kërkojmë solidaritetin tuaj. Ne konsiderojmë solidaritetin tuaj, mbështetjen tuaj vendimtare për triumfin e pluralizmit, për triumfin e demokracisë, për largimin e narko-diktaturës nga Shqipëria. Unë kam besim të plotë se kjo betejë do të fitohet dhe se Edi Rama në një akt in ekstremis vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij.”

Më tej lideri i opozitës theksoi se kjo lëvizje e ka bërë Edi Ramën njeriun më të pashpresë që po bën gjithçka për të shpëtuar veten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco