Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Zhupa: Gardë edhe kundër gazetarëve nga kamikazët e parlamentarizmit!

Zhupa: Gardë edhe kundër gazetarëve nga kamikazët e parlamentarizmit!

12:23, 09/11/2023
A+ Aa A-

Deputetja Ina Zhupa e ka denoncuar me forcë sot, ndalimin me gardistë edhe të gazetarëve për të hyrë në seancën parlamentare ku deputetët e opozitës kishin paralajmëruar se do ta zhvillonin protestën e radhës.

Zhupa theksoi sot në një mesazh me video të publikuar në rrjetet sociale se qëndrimet kundër medias dhe kundër gazetarëve janë me vetëdije të plotë nga mazhoranca sepse transparenca është e dëmshme për vjedhjen, abuzimet dhe shkeljet e tyre.

Zhupa shkroi në Fb: “ Kamikazët e parlamentarizmit, votojnë dhe urdhërojnë të veprojë Garda kundër gazetarëve! Brenda sallës së Kuvendit rrëzonin me kartonin e kuq të ngritur me krenari, projektligjin tim për të garantuar dënime më të rënda me Kodin Penal, të atyre që dhunojnë, kanosin, plagosin gazetarët. Ndërsa jashtë sallës kishin vënë Gardën të cënonte raportimin e gazetarëve, t’i shtynte ata, t’i pengonte në ushtrimin e drejtës së informimit për qytetarët si një mision publik.

Dy qëndrime kundër medias dhe kundër gazetarëve, me vetëdije e plotë se transparenca është e dëmshme për vjedhjen, abuzimet dhe shkeljet e tyre.

Dënoj me ashpërsinë sjelljen sot ndaj gazetarëve duke urdhëruar Gardën e Republikës t’i pengonin edhe jam e keqardhur për votën kundra gazetarëve për një rekomandim ndërkombëtar, të mbështetur nga të gjitha organizatat në mbrojtje të gazetarëve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco