‘Kërkohet largimi nga PSE’, Vasili : Rama të hetohet për tradhëti të interesave kombëtare

‘Kërkohet largimi nga PSE’, Vasili : Rama të hetohet për tradhëti të interesave kombëtare

10:09, 09/11/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Kerkohet largimi i Edi Ramës nga Partia Socialiste Europiane!

Partia Demokratike Italiane (PDI) do t'ë kërkojë largimin e Partisë së Edi Ramës nga Partia Socialiste Europiane (PSE) për shkak të marrëveshjes së paligjshme me Melonin për emigrantët.

Kjo bëhet e ditur nga mediat në Itali ku drejtuesit kryesorë të PDI bëjnë të qartë se do të kërkojnë përjashtimin e Ramës ashtu siç u veprua me kryeministrin e Sllovakisë Fico për qëndrimet proruse të tij.

Eshtë e qartë se veprimi antishtet dhe banditesk i Edi Ramës për të kthyer Shqipërinë në një kamp gjigant emigrantësh të paligjshëm është i papranueshëm në çdo pikpamje.

Dhënia e territorit në mënyrë skandaloze dhe nxjerrja e Shqipërisë në ankand për interesa të vendeve të tjera dhe në shkelje të dhunshme të Kushtetutës është një veprim shumë i rëndë dhe i dënueshëm penalisht i Edi Ramës.

Drejtësia në Shqipëri duhet të fillojë hetimin urgjent të Edi Ramës për tradheti të interesave kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco