VIDEO/ SYRI sfidë publike gjyqtares Irena Gjoka: A keni deklaruar në organet e vettingut shkarkimin nga detyra 1996?

17:09, 08/11/2023
A+ Aa A-

SYRI disponon informacion të saktë se gjyqtarja politike, të cilës Edi Rama i ka ngarkuar sulmin ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, është shkarkuar nga detyra në vitin 1996.

Në bazë të informacionit të saktë që ne disponojmë, Irena Gjoka është shkarkuar nga Sali Berisha në cilësinë e Presidentit të Republikës, njëkohësish edhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sfida për Irena Gjokën është e hapur: A jeni shkarkuar nga Berisha?

A paraqet konflikt interesi çështja që ju keni në shqyrtim sot?

A keni deklaruar ju në organet e vettingut këtë shkarkim tuajin apo e keni fshehur?

Përfaqësuesi ligjor i kryetarit të Partisë Demokratike, Genc Gjokutaj deklaroi se gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha në 1996 në cilësinë e kryetarit të KLD-së, si President i vendit.

Absolutisht ajo ka detyrë të heqë dorë, por nuk e bëri këtë veprim pasi në ’96 kjo gjyqtare është shkarkuar nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë i asaj kohe, i cili kryesohej nga Berisha në cilësinë e kryetarit të KLD-së si President i Republikës’, tha Gjokutaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco