Avokati i Berishës: Kërkuam përjashtimin e Irena Gjokës pasi është shkarkuar në vitin 1996 për korrupsion

Avokati i Berishës: Kërkuam përjashtimin e Irena Gjokës pasi është shkarkuar në vitin 1996 për korrupsion

11:50, 08/11/2023
A+ Aa A-

Avokati i kreut të opozitës, Sali Berisha, tha sot se kanë kërkuar në seancë, përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka.

Genc Gjokutaj tha për gazetarët se është bërë një kërkesë paraprake për përjashtimin e Irena Gjokës.

“Në vitin 1996, kjo gjykatëse është shkarkuar nga detyra nga KLD, e cila drejtohej nga zoti Berisha në cilësinë e Presidentit të Republikës,” tha Gjoka.

Ai shtoi se është kërkuar shuarja e masës së sigurisë për Berishën për shkak se gjykata nuk ka zbardhur vendimin brenda afateve ligjore.

Kujtojmë se në vitin 1996, kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë drejtohej nga Berisha, Irena Gjoka është shkarkuar nga detyra e saj për korrupsion.

Aktualisht opozita e akuzon Gjokën se po shkel Kushtetutën me kërkesën e saj për kufizimin e lirisë së kreut të opozitës, pa marrë më përpara miratimin e Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco