Meta del nga SPAK: Nuk kam firmosur në interes të askujt, kjo çështje po diktohet politikisht nga Rama

11:26, 08/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë doli nga SPAK pasi dëshmoi atje për më shumë se dy orë.

Duke folur për mediat, Meta tha se nuk ekziston asnjë akt apo shkresë që ai ta ketë nënshkruar në interes të dikujt.

“Në çdo rast nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore nga Ilir Meta në detyrat e tij si zëvendëskryeministër, as ministër i Ekonomisë. Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi”, tha Meta.

“Dua të theksoj se nuk ka asnjë akt, shkresë apo dokument nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij, në interes të askujt. Kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet e përditshme dhe për të spostuar vëmendjen në thashetheme që janë të 14 apo 15 vite më parë”.

 “Nuk kam asnjë interes për dëshmitë që ka SPAK, është detyra e tij të hetojë, jetojmë në një kohë kur dëshmitë dhe kallëzuesit e rreme janë bërë në modë. Kemi një qeveri që kërkon të shmangë vëmendjen nga skandalet, që nga ai i inceneratorit dhe skandalet e tjera. Jam këtu dhe do jem transparent për aktet që kam marrë në të kaluarën".

"Nuk më habit asnjë keqpërdorim i misioneve të drejtësisë, nuk më shqetëson, jam këtu përballë jush dhe qytetarëve për aktet e mia dhe askush nuk duhet të ketë iluzionin se në këtë mënyrë do të arrijnë të shfokusojnë jo vetëm Metën, por dhe opozitën e vërtetë", tha kreu i PL.

Meta u shpreh në fund se do jetë gjithnjë i gatshëm të përballet me drejtësinë.

“Absolutisht, mos kini asnjë shqetësim! Do përballemi me drejtësinë dhe çdo të vërtetë! SPAK është aktivizuar për nja 100 denoncime, problemi është se inceneratorët s’janë aty.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco