BE kritikon Komisionin për Reformën Zgjedhore: Nuk arritën asnjë përparim. Nevojitet dialog politik

BE kritikon Komisionin për Reformën Zgjedhore: Nuk arritën asnjë përparim. Nevojitet dialog politik

10:15, 08/11/2023
A+ Aa A-

Në progres-raportin e Komisionit Europian kritikohet edhe puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore që është kthyer në shkakun kryesor të konfliktit politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Opozita, me argumentin që Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka arritur asnjë rezultat, kërkoi riformatimin e tij, por kërkesa nuk u pranua nga mazhoranca.

Komisioni Europian i bën thirrje palëve të përfshihen në një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. 

“Pavarësisht krijimit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, nuk u arrit asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Kjo kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët”, thuhet në raport e progresit të Komisionit Europian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco