Zhupa: Butrinti, rast i pastër koncesioni dhe korrupsioni! Ja si e mori ADF-ja menaxhimin e parkut

21:17, 07/11/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur për tryezën e ekspertëve në lidhje me koncensionin e ‘Butrintit’.

Zhupa theksoi se Butrinti është një rast i pastër koncesioni një rast të pastër të asaj që quhet korrupsion legjislativ, ku një organizatë e caktuar i vë syrin diçkaje në Shqipëri dhe i përgatit të gjitha hapat derisa arrin ta mari vetë.

Sipas deputetes demokrate, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i ka përgatitur të gjitha hapat duke propozuar planin e menaxhimit për Butrintin, me qëllim që ta merrte vetë në menaxhim.

Pjesë nga intervista: 

Zhupa: Ajo që ndodh në Butrint është se kemi një rast të pastër koncesioni një rast të pastër të asaj që quhet korrupsion legjislativ, ku një organizatë e caktuar i vë syrin diçkaje në Shqipëri dhe i përgatit të gjitha hapat derisa arrin ta mari vetë. Këtë gjë e pranon dhe Këshilli i Ministrave në letrën e fundit që ka prurë pranë Gjykatës Kushtetuese, ku gjykata e pyet se përse vendosët kush ishin argumentat që vendosët të ndryshonit sistemin e menaxhimit, përgjigja e Këshillit të Ministrave ishte plani i menaxhimit që kishte bërë ADF-ja.

Krasta: Që të jem i qartë, ADF-ja është Granofi?

Zhupa: Po

Krasta: Dhe Granofit nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë dhe nuk do të ndodhë natyrisht

Zhupa: Beteja jonë në Gjykatën Kushtetuese kalon përtej emrave. Ne duam të krijojmë precedentin se si trajtohet trashëgimia jonë kulturore, pasi jo vetëm bëjmë një dëm të madh po të japim Butrintin tonë sepse cënojmë sot identitetin kombëtar, historinë, ju keni parë se si Richard Holdge që është anëtari i bordit thotë Butrinti grek, Saranda greke...

Të gjitha këto, një Gjykatë Kushtetuese, ne kemi besim meqënëse është vendosur një  precendent që ajo e mbron trashëgëminë kulturore me vendimet e saj, pavarësisht se zbatohen apo jo nga qeveria, por me Teatrin Kombëtar, Gjykata Kushtetuese e ka mbrojtur trashëgiminë kulturore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco