Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Kampi për refugjatët në Shqipëri/ Daci: Marrëveshja duhet të ratifikohet, nuk mund të lidhet nga qeveria

20:42, 07/11/2023
A+ Aa A-

Juristi Jordan Daci teksa ka analizuar nënshkrimin e  marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët është shprehur se i gjithë pakti bije ndesh me Kushtetutën.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv është shprehur se marrëveshja duhet të ratifikohet dhe nuk mund të nënshkruhet pa fuqinë e presidentit të republikës.

“Në shtetin tonë, si dhe në shumicën e shteteve të botës së qytetëruar  marrëveshjet ndahen në dy kategori, marrëveshje të cilat ratifikohen dhe marrëveshje të cilat mund të nënshkruhen nga presidenti apo nga Këshilli i Ministrave. Të gjitha marrëveshjet që i nënshtrohen ratifikimit lidhen në emër të republikës së Shqipërisë, këtë e përcakton neni 121 i Kushtetutës ku midis të tjerave çdo marrëveshje e cila prek territorin janë marëveshje që domosdoshmërisht i nënshtrohen ratifikimit, ç’ka do të thotë nuk mund të lidhen nga qeveria. Çdo negocim nuk mund të fillojë dhe aq më pak kemi përafrim teksti si dhe të nënshkruhet pa patur plotfuqishmërinë nga presidenti i republikës.

Regjimi i këtyre do të jetë regjim burgu, thjeshtë nuk ka normalisht sistemin e mirfilltë por është një gjysme burgu e ndoshta më shumë. Këtë fakt që unë thashë e vërteton vetë marrëveshja ku gjoja palët janë kujdesur të thuhet që republika italiane merr përsipër pagimin e çdo lloj dëmi që mund të shkaktohet, etj dhe në fund fare marëveshja thotë që palët do ti zgjidhin miqësisht mosmarrëveshjet që lindin nga kjo pjesë, ndërkohë që shkel një seri nenesh së kushtetutes së Shqipërisë  sepse angazhimet e republikës së Shqipërisë ndaj kortës së OKB-së  si dhe parimet e të drejtës ndërkombëtare për përgjegjësinë e shtetit  si dhe sovraniteti që fillon që me nenin 2,3,4 e me rradhë të Kushtetutës së Shqipërisë  deri në pamundësimin e dalimit të aksesit në gjykatën shqiptare të këtyre emigrantëve.

Pra, e gjithë marrëveshja për mendimin tim është e shkruajtur nga njerëz të cilët kanë dashur ta bëjnë ose i bije të jenë analfabetë sa i përket të drejtës ndërkombetare publike.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco