Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Progres-raporti për Shqipërinë/ Brukseli rrëzon zgjedhjet e 14 majit: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz

Progres-raporti për Shqipërinë/ Brukseli rrëzon zgjedhjet e 14 majit: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz

20:36, 07/11/2023
A+ Aa A-

Komisioni Evropian bën një panoramë të zymtë për zgjedhjet lokale të 14 Majit në Shqipëri. Në një draft të progres-raportit për vitin 2023, të siguruar nga A2 CNN, Komisioni Evropian thotë se zgjedhjet u zhvilluan në klimë të qetë, por duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga OSBE-ODIHR identifikon një sërë parregullsish.

“Ka shqetësime për keqpërdorimin e burimeve publike si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë vendor, pretendime për presion mbi votuesit dhe punonjësit e sektorit publik dhe pretendime për blerje votash. Të gjitha këto duhet të hetohen siç duhet”.

Në progres raport qortohet edhe puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore që është kthyer në mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës.

“Pavarësisht krijimit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, nuk u arrit asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Kjo kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët”.

Komisioni Evropian tregon pakënaqësi edhe për punën e Kuvendit, duke përmendur edhe problemet e brendshme të PD.

“Aktiviteti parlamentar vazhdoi të ndikohej nga polarizimi politik, në sfondin e përçarjeve të thella të vazhdueshme brenda partisë më të madhe opozitare”.

KE kërkon më shumë punë nga Shqipëria për përafrimin e ligjeve me Bashkimin Evropian, por edhe më shumë goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Pavarësisht disa përparimeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë një numër dënimesh të nivelit të lartë dhe hetime financiare në nivel të lartë, sërish mbetet një fushë me shqetësim serioz. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat për parandalimin e tij vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët vulnerabël”.

Duke përmendur edhe dënimet për dosjen e inceneratorëve, Komisioni Evropian kërkon më shumë vendime të kësaj natyre. Po ashtu si prioritet vlerësohet edhe vetingu në drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco