Eurodeputetja, Ferrara: Opozita italiane kundër marrëveshjes për emigrantët Itali-Shqipëri

20:18, 07/11/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për tëd iskutuar marrëveshjen e kryeministrit Rama me shtetin italian ishte, Laura Ferrara, eurodeputete, Lëvizja '5 Yjet'.

Ferrara është shprehur se Ajo që kemi lexuar dhe bëhet fjalë për një marrëveshje politike dhe nuk ka akoma një tekst ligjor dhe juridik mbi të cilin mund të bazojmë vlerësimin tonë për të kuptuar nëse një ngjarje e tillë mund të jetë në linjë me të drejtat ndërkombëtare

Ajo që kemi lexuar dhe bëhet fjalë për një marrëveshje politike dhe nuk ka akoma një tekst ligjor dhe juridik mbi të cilin mund të bazojmë vlerësimin tonë për të kuptuar nëse një ngjarje e tillë mund të jetë në linjë me të drejtat ndërkombëtare.

Në bazë të asaj që është thënë kemi shprehur shumë dyshime pasi bëhet fjalë që Italia do të përballet me pasoja ekonomike të mëtejshme që kanë të bëjnë më emigrantët dhe kosto të tjera njerëzore. Kompetencat dhe juridiksioni do ti mbetet Italisë.  Ne nuk e dimë se çfarë është avantazhi për vendin tonë dhe deri tani shohim vetëm probleme në këtë marrëveshje. Nga ana e Shqipërisë vlerësojmë ndihmën që Rama i ofroi Italisë dhe nisma e Melonit nuk po na jep një vëzhgim të qartë të asaj që ne përfitojmë.

Italia është pjesë e BE dhe detyrohet të rrespektojë rregulloret dhe direktivat që kanë të bëjnë me rregullimin  fluksit të emigrantëve është e rregulluar me unionin. Është një pikëpyetje që ka të bëjë me shkeljen e të drejtave njerëzore apo të rregullave në nivel komunitar dhe në nivel ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco