Bushkolaj: Do të ketë protesta, Lezha nuk i përballon dot emigrantët

18:29, 07/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të hedhur dritë mbi vendimin e Ramës për të sjellë emigrantë në Shqipëri ishte gazetari Elkier Bushkolaj.

Bushkolaj është shprehur se Lezha nuk i ka kapacitetet e duhura për të garantuar kushtet minimale të jetesës për emigrantët.

"Ne prej vitesh kemi probleme me trafikun e sirianeve qe e kane Shqipërinë si transit për europën. Sirianët akne filluar vetë të trafikojnë qeniet njerëzore ndërsa shqiptarët po bëjnë vetëm rolin e shoferëve. Ne këtë problem që kemi me emigrantët ende nuk e kemi vendosur në kontroll dhe BE na ka sjellë dhe Frontex për të luftuar këtë fenomen.

Kushtet që po mbahen emigrantët është shumë e rëndë. Problemi kryesor që ka Shqipëria në këtë situatë është raporti i sigurisë pasi në vend kemi dhe vrasës me kombësi të huaj si në rastin e Nikulajt në Lezhë. Ne po flasim për një zonë që është kulmi i turizmit si Shëngjini. Nuk duhet të harrojmë se nëse Anglia duhet ti dërgonte emigrantët në Ruanda një pjesë e tyre janë dhe shqiptar. Lezha e ka thuajse të pamundur të menaxhojë situatën me këta emigrantë pasi ka mungesa të theksuar edhe të stafit mjekësor."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco