Kamikazja Irena Gjoka përpiqet të justifikohet për paligjshmërinë e procedurave të ndjekura ndaj liderit të opozitës: Nuk i kemi hequr lirinë!

Kamikazja Irena Gjoka përpiqet të justifikohet për paligjshmërinë e procedurave të ndjekura ndaj liderit të opozitës: Nuk i kemi hequr lirinë!

17:03, 07/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë pasdites së sotme, gjyqtarja Irena Gjoka ka shpërndarë në mediat e pushtetit zbradhjen e vendimit për masat e vendosura ndaj kryetarit të opozitës, Sali Berisha. 
Në vendimin ne zbardhura nuk renditet asnjë fakt, por vetëm thuhet se Berishës nuk i është hequr liria dhe për këtë arsye nuk është kërkuar leje nga Parlamenti. 

Argument qesharak, pasi juristët pohojnë njëzëri se bllokimi i pasaportës së deputetit është heqje lirie dhe nuk mund të bëhet pa vendim të parlamentit. Në përpjekje për të mbuluar veprimet politike ndaj kreut të PD, gjykata po përpiqet t’i mbulojë ato me argumenta juridike qesharake.

Nga zbardhja e vendimit ka dalë edhe me shumë në pah se Irena Gjoka ka vepruar si kamikaze politike dhe jo si gjyqtare dhe se sulmi ndaj Berishës është vetëm politik dhe nuk ka lidhje me fakte.

Zbardhja e vendimit:

GJKKO ka zbardhur vendimin për ish kryeministrin Sali Berisha për akuzat ndaj tij për çështjen Partizani.
Sipas vendimit për masën e vendosur ndaj ish kryeministrit Sali Berisha nuk është e nevojshme dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.
Masa e caktuar nuk ka cënuar lirinë personale dhe në kuptimin e ligjit procedurial përbëjnë masa të tjera për të cilat shprehimisht nuk kërkohet autorizimi paraprak i Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco