Marrëveshja për refugjatët Shqipëri-Itali/ Harxhi: As Esad Pasha nuk do e bënte këtë tradhti që po bën Rama

17:02, 07/11/2023
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD-së Edith Hrxhi ka folur në lidhje me marrëveshjen që Edi Rama po bën me Italinë për mijëra refugjatë të cilët do të strehohen në Shqipëri, konkretisht në Shëngjin, nën juridiksionin e shtetit italian.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites me Edvin Parrucën, Harxhi e cilëson këtë vendim të kryeministrit si një tradhti kombëtare e cila cenon të tjetërsojë identitetin kombëtar shqiptar.

Sipas saj, as Esad Pasha nuk do guxonte të shiste interesat e vendit deri në këtë pikë.

“Në radhë të parë nuk ka vetëm aspektin politik humanitar, ka edhe aspektin juridik, aspektin e  të drejtës ndërkombëtare po mbi të gjitha duhet parë si një marëveshje ndërkombëtare, antikushtetuese e cila cenon jo vetëm interesat dhe integritetin territorial të Shqipërisë por n jë marrëveshje e cila ka si synim të tjetërsojë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve në Shqipëri. Kjo marrëveshje në rradhë tyë parë është antikushtetuese sepse si çdo marrëveshje tjetër që lind midis shteteve të cilat drejtohen nga një institucion që është Ministria e Punëve të Jashtme  do të duhet të kishte pasur transparencë dhe duhet të kishte pasur një diskutim të gjërë mbarë kombëtar. Për këtë arsye ka cenuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe me këtë rast i bëj thirrje presidentit të vendit që me urgjencë të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

E dyta, si marrëveshje politike e këtij lloji mendoj që ka probleme të mëdha të këtij lloji, integritetit territorial të Shqipërisë sepse vendos atë pjesë të cilën do të ngrihen këto kampe nën juridiksionin e Italisë.

E treta, që ka më shumë rëndësi për mua është guximi i Edi Ramës, kryeministri i këtij vendi, sepse ai është ende kryeministër edhe pse unë nuk e konsideroj të tillë sepse kjo është një tradhti shumë e madhe ndaj vendit...guximi i tij për të arritur të marrë përsipër një gjë kaq të madhe, një marrëveshje të këtij lloji që cenon krejtësisht Kushtetutën, interesin kombëtar por edhe ligjin ndërkombëtar. Për mua e gjithë kjo bëhet vetëm për një arsye nga ana e kryeministrit aktual dhe kjo arsye ka ta bëjë me faktin që Edi Rama mundohet që të blejë heshtjene  liderëve evropian, tashmë kur dyert e SHBA-ve janë mbyllur dhe këtë heshtje ta blejë me anën e pazareve në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Unë nuk di se çfarë emri ti vë sepse unë nuk mendoj se ne kemi pasur  ndonjë personazh të këtij lloji në historinë e Shqipërië deri më sot. Përpara disa ditësh ka pasur  një pankartë në Tiranë që shkruante ‘Edi Rama baraz me Esat Pashën’, por nuk besoj që as Esat Pasha të ketë shitur interesat e vendit deri në këtë pikë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco