Ajdini: Rama më telefonoi e më tha se po blihen vota në Himarë

Ajdini: Rama më telefonoi e më tha se po blihen vota në Himarë

16:56, 07/11/2023
A+ Aa A-

Janë zbardhur dëshmitë e 'gjyqit politik' që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

Njëri prej dëshmitarëve, Ermal Ajdini ka dëshmuar se “Në janar 2023 u emërova shef policie në Himarë dhe Arsen Ramën ma prezantuan  kolegët.

Në fund të muajt prill të 2023 më telefonoi Arsen Rama dhe më tha se po bliheshin vota për Alfred Belerin. Nga verifikimet rezultoi që informacioni ishte i vërtetë. Pas kësaj, vura në dijeni eprorët e mi e më pas prokurorin. Ishte Arsen Rama ai që vendosi të bashkëpunojë me prokurorin."

Kujtojmë se sot, Gjykata e Lartë ka përcaktuar Gjykatën e Posaçme si kompetente për të shqyrtuar kërkesën për leje të posaçme për Fredi Belerin.

Deponimet:

Ermal Ajdini: Unë në janar te 2023 jam emëruar shef komisariati në Himarë. Arsen Ramën ma kanë prezantuar një koleg policë. Në fund të muajt prill të 2023 më ka telefonuar dhe më ka thënë se po bliheshin vota për Alfred Belerin.

 Pas marrjes së këtij informacioni unë kam bërë për një javë verifikimet e mia dhe më ka rezultuar që informacioni ishte i vërtet. Më pas kam vënë në dijeni eprorët e mi. Të cilët më kanë thënë që të vë në dijeni prokurorin në lidhje më këtë çështje.

Më pas Arsen Rama ka vendosur që të bashkëpunoj me prokurorin, për te bërë veprimet stimuluese. Në dijeninë time ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Më pas kam marrë urdhër nga prokuroria që të nisja me veprimet dhe kam kontaktuar Arsen Ramën për të kryer të gjitha veprimet stimuluese. Rama dhe familja e tij jetonin në Himarë por më pas ata me kanë shprehur shqetësimin se janë kërcënuar dhe janë dërguar në Vlorë.

Arsen Ramën e kam njohur gjatë muajt shkurt të këtij viti. E kisha numrin e tij të telefonit sepse ai ka bashkëpunuar edhe më herët me policinë për çështje të tjera. Nga shkurt deri në prill e kam takuar 2-3 herë. Pasi kemi përfunduar të gjitha veprimet hetimore referimin e kam bërë gati në zyrë dhe e kam nisur për në drejtorin e Vlorës. Aty kamë dërguar edhe Arsen Ramën. Në informacionet qe në kishim përpos parave qytetarëve u janë premtuar edhe leje qëndrimi në Greqi.

Pyetje nga Avokatët:A jeni në dijeni që Arsen Rama ka marrë shpërblim nga policia?

 Ajdini: Në dijeninë time po pasi është një procedure e ligjshme. Për më tepër informacion drejtohuni me një kërkesë Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës.

Beleri: A keni dijeni të ketë përgjime pa autorizim të prokurorit?

Ajdini: Në dijeninë time jo, te gjitha përgjimet janë kryer me autorizim të organeve kopetente.

Beleri: Kishit urdhËr për të përgjuar të gjithë zyrën time elektorale?

Ajdini: Kemi përgjuar subjektet që na ishin autorizuar nga prokurori.

Beleri: Sa lista ka dorëzuar Rama?

Ajdini: Ka dorëzuar atë listë që ju i keni thënë në telefon, një në zyrë njërën kopje e  ka dorëzuar tek ne. Nuk i mbaj mënd emrat e listës.

Matilda Merkuri: Nuk kam dijeni qe emri im ishte në një listë votuesish, Niko Panajoti më ka premtuar 200 mijë lekë për 3 vota. Me të kemi lidhje familjare. Lekët na i dha që të votojmë për Belerin. Nuk e njoh Arsen Ramën.

Prokuroria kundërshton dëshminë sepse paraprakisht ka thënë Alfred Beleri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco