Vasili: Batakçiu Rama, nga diplomacia e havjarit tek pazari i influencës me emigrantët klandestinë!

Vasili: Batakçiu Rama, nga diplomacia e havjarit tek pazari i influencës me emigrantët klandestinë!

15:14, 07/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e mjegullt për pranimin e refugjatëve që Kryeministri Edi Rama nënshkroi me Kryeministren italiane Georgia Meloni, në një akt të paprecedentë dhe në fshehtësi të plotë deri në momentin e firmosjes.   

Për Vasilin kjo marëveshje nuk është asgjë më shumë se sa një pazar për imazhin e tij të shkatërruar, teksa shton se kemi të bëjmë me shitje të interesave kombëtare në këmbim të përfitimit vetjak.

Postimi i plotë:

Marreveshja e Edi Rames per te marre mijra emigrante klandestine nga Italia eshte qartazi nje pazar influence per imazhin e tij te shkaterruar.

Diolomacia e havjarit, pra perfitimit te mbeshtetjes politike kundrejt shperblimeve te majme sot ka ndryshuar vetem pamjen por jo thelbin.

Havjari i sotem eshte shitja e interesave kombetare vendeve te tjera ne kembim te perfitimit te mbeshtetjes per mbajtjen e paligjshme te pushtetit.

Edi Rama eshte shembelltyra me e erret ne kete drejtim.

Italia eshte sot perballe nje problemi teper preokupant sic eshte zbarkimi i panderprere i emigranteve klandestine, qe vijne nga Afrika.

Qeveria italiane eshte perballe nje presioni te dyfishte te brendshem dhe te jashtem.

Presioni i brendshem lidhet me premtimet e saj gjate fushates elektorale per minimizim te zbarkimit te emigranteve dhe mbajtjen e nje qendrimi jo tolerues ndaj zbarkimeve  te reja.

Ndersa presioni i jashtem lidhet me perplasjet me Francen dhe Gjermanine lidhur me ceshtjet e emigracionit klandestin dhe detyrimet reciproke ne rrafshin e BE.

Natyrshem qeveria italiane ne funksion vetem te interesave te saja ka eksploruar çdo mundesi per te lehtesuar barren e saj per kete çeshtje.

Por refuzimi i shume vendeve ka qene i prere per arsye te njohura te sigurise kombetare te tyre dhe te rreziqeve te paparashikuara qe lidhen me kontigjentet emigruese te panjohur e qe lidhen md kriminalitetin dhe trafiqet e paligjshme.

Pranimi i Edi Rames eshte shume i rende sepse eshte antikushtetues dhe kercenues per sigurine kombetare.

Arsyeja themelore eshte vetem nje dhe pikerisht marrja nga Rama e nje mbeshtetjeje politike per të nga Italia ne planin nderkombetar sepse ai paraqitet thellesisht i kompromentuar vecanerisht pas aferes Mc Gonigal.

Italise qeveritare disa deklarata formale superficiale pro tij nuk i kushtojne ndonje gje te madhe, ndersa per Ramen jane nje ushqim i nevojshem per te mbajtur gjalle propaganden mashtruese te tij.

Shqiperia eshte kthyer ne pre e interesave te politikes se havjarit, qe sot eshte shnderruar nje nje pazar e trafik influencash politike permes bisnesit te emigranteve te paligjshem.

Bashkimi Europian ka shprehur qarte rezervat e tij, politika italiane vete eshte e ndare ne kete ceshtje, Gjykata e Strasburgut ka vendime qe bien ndesh me praktika te tilla si ne rastin e Anglise, ndersa Edi Rama eshte shfaqur si  'batkaçiu  i dobishem" i rastit.

Kthimi i Shqiperise nga Edi Rama ne nje shesh strehimi per emigrantet, nderkohe qe qindra mijra shqiptare largohen me gomone nga La Manshi e ne çdo kufi te Europes dhe botes eshte prova e nje kryeministri, qe urren vendin, shkel Kushtetuten dhe ligjet e vendit, pra realisht eshte kthyer ne nje person te paligjshem qe ka uzurpuar dhe mban peng me mekanizma mafioze zyren e Kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco