Nishani: Do të bëj të gjitha përpjekjet e mia për kompromisin

Nishani: Do të bëj të gjitha përpjekjet e mia për kompromisin

11:31, 11/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka deklaruar sot se "do të vazhdoj të bëjë deri ditën e fundit në zyrën e Presidentit të Republikës, përpjekjet e mia për të ridimensionuar rëndësinë e kompromisit në adresimin e çështjeve madhore për vendin, të gjitha në funksion të procesit të integrimit europian.

Ai ka pranuar se zhvillimet politike aktuale në Shqipëri nuk e ndihmojnë përshpejtimin e procesit, por nuk ka asgjë që mund ta ndalë atë.

Deklarata e Nishanit u bë nga Prishtina, gjatë një takimi me homologun kosovar Hashim Thaçi, ku të dy iu përgjigjën pyetjeve nga gazetarët.

Pyetje për z. Thaçi dhe për z. Nishani:

Po flitet shumë në emër të integrimit evropian të të dy vendeve ndërkohë që si Shqipëria, si Kosova, në politikat e tyre të brendshme, kanë përplasje të forta. Sa e dëmton ky faktor i brendshëm politik rrugën për në Europë të të dy vendeve?

Nishani: Unë jam plotësisht dakord me ç’ka Presidenti Thaçi renditi në parimin dhe në dimensionin evropian të Kosovës, sepse edhe Shqipëria, prezanton të njëjtin dimension dhe parim përsa i përket integrimit evropian. Nuk besoj se është koinçidencë dhe as rastësi që në të dy vendet tona, jo tash, por ndoshta para 100 vitesh, është deklaruar dhe ruajtur fort me fanatizëm, besimi se për ne, të dyja vendet, për të dy popujt tanë, dielli lind nga perëndimi! Edhe ky është një proces, që ka rrugëtimin e tij, ka sfidat e veta, ka edhe stacionet pa dyshim, ka edhe përballjen me këto sfida, ndaj përderisa është një proces që ka nisur para 100 vitesh në filozofi, në parime edhe në përcaktim, do të vazhdojë gjatë pa u ndikuar nga procese politike që ndodhin, normale, në kuadrin e asaj që ne i themi ushtrim i demokracisë.

Edhe zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri janë zhvillime në kuadrin e kontekstit politik, ku unë kam ndërmarrë dhe do të vazhdoj të bëj deri ditën e fundit në zyrën e Presidentit të Republikës, përpjekjet e mia për të ridimensionuar rëndësinë e kompromisit në adresimin e çështjeve madhore siç janë të ndërtimit të shtetit, funksionimit të institucioneve, të demokracisë. Të gjitha këto janë në funksion të këtij procesi, procesit më madhor që është ai i integrimit evropian. Ne nuk kemi destinacion tjetër, alternativa të tjera.

Gjithsesi, unë mendoj se situata të tilla siç është kjo situatë që është në Shqipëri, nuk është se e ndihmon përshpejtimin e procesit, por unë jam i bindur se nuk do ta ndalojë procesin, sepse procesi është një përcaktim i shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarëvë, nuk është zgjedhje e politikanëve shqiptarë. Përderisa nuk është zgjedhje e politkabë shqiptarëv, por reflektim i politkikanëve për shkak të reflektimit qytetar natyrisht që çdo vështirësi do të kalohet dhe do të ecim në proceset e integrimit në vijimësi," nënvizoi Presidenti i Shqipërisë.

Më pas, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka velrësuar Nishanin me medaljen "Urdhri i Lirisë" të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco