Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Lorenc Vangjeli 'këshillon' Ramën: Në politikë kurrë mos thuaj kurrë

22:15, 06/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Lorenc Vangjeli ka sjellë në vëmendje deklaratën e bujshme të vitit 2018 të kryeministrit Edi Rama i cili në një projekt të ngjashëm me marrëveshjen me Italinë, atëherë ishte për pranimin e refugjatëve të Afrikës Veriore, thoshte se Shqipëria nuk bëhet kosh plehrash toksike për njerëzit e dëshpëruar, madje duke e cilësuar dhe si një zgjidhje të rrezikshme.

I ftuar në Çim Peka Live në Syri TV, Vangjeli shprehet se koherenca nuk u shkon politikanëve si Rama sepse nëse deri dje e dëgjuam të thotë ‘kurrë’, sot shihet të bëjë të njëjtën gjë që deri para pak e konsideronte të rrezikshme.

“Kjo padiskutim do të jetë një çështje e cila do të krijojë zhurmë shumë të madhe, që këto historitë e vogla do t’i fashisë për disa kohë. Sot filloi por nuk i dihet sesi shkon. Më bën përshtypje 3 deklaratat e ndryshme që ka dhënë Rama, 2018, 2021 dhe deklarata e sotme.

Në deklaratën e vitit 2021 Rama përmend fjalën ‘kurrë’. Ndoshta do të ishte mirë që politikanët shqiptarë ta heqin fjalën ‘kurrë’ nga fjalori sepse ata edhe për shkak të jetëgjatësisë në pushtet ata nuk ndryshojnë, ndërkohë qëndrojnë rrethanat që atyre u duhet të thonë të kundërtën e atyre që kanë pranuar më parë. Koherenca nuk është një kostum që u shkon politikanëve shqiptar në përgjithësi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco