Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

U provokua nga deputeti socialist, Bledjon Nallbati paraqitet në SPAK

U provokua nga deputeti socialist, Bledjon Nallbati paraqitet në SPAK

09:16, 06/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati, është paraqitur sot paradite në SPAK, i paditur nga Grupit Parlamentar i PS, pas protestave të ditëve të fundit në Kuvend. Ishte kreu i Grupit Socialist, Bledi Çuçi që ka kërkuar në SPAK, fillimin e ndjekjes penale për z. Nallbati për “goditje për shkak të detyrës”, pavarësisht se u bë e qartë se në seancën e 30 tetorit në Kuvend, deputetët e opozitës thjesht kanë dashur thjesht t'u mbyllin mikrofonët, kolegëve socialistë.

Lidhur me incidentin Nallbati - Sina, edhe ky i fundit u paraqit më 3 nëntor për t'u pyetur në SPAK. 

Bledi Çuçi e shpjegoi në Fb, arsyen pse bëri kallëzim ndaj deputetit të PD: "Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, - tha ai, -  firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sinaj. Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin. Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t'i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në parlament."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco