‘Ujësjellësat, 270 mln euro borxh energji elektrike shtetit’/ Hoxhaj: Qeveria Rama i lejoi prej 10 vitesh, qytetarët i arrestoi

16:56, 05/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Julian Hoxhaj, i ftuar në SYRI TV me Eneida Ndocin, ka folur për borxhet e ujësjellsave, të cilat i ngjajnë 'minave me sahat' të financave publike.

Hoxhaj theksoi se vetëm 5 ndërmarrje ujësjellës-kanalizmesh kanë 270 milionë euro borxhe ndaj enteve të tjera publike, kryesisht ndaj operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Sipas gazetarit, qeveria nuk ka mbajtur të njëjtin standard në lidhje me këto borxhe të ujësjellësave, siç burgosi mijëra qytetarë për faturat e papaguara të energjisë.

Hoxhaj: Këto borxhe janë evidentuar në buxhetin e shtetit që është paraqitur në Kuvend dhe shuma totale e borxheve nga të paktën 5 shoqëri ujësjellës-kanalizimesh në vend shkon në 28 miliardë lekë apo 270 milionë euro. Pra vetëm 5 ndërmarrje në vend kanë sot 270 milionë euro borxhe dhe kryesisht janë borxhe që i detyrohen operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Në mandatin e parë të ‘qeverisë Rama’ ndodhi aksioni i madh për paligjshmërinë ndaj energjinë elektrike, ku mijëra qytetarë u futën në burg se nuk kishin paguar energjinë elektrike, u krijuar një formë skeme për dibëtë e prapambetura dhe qytetarëve iu ufrua një kontratë me shtetin për të paguar me këste detyrimet e prapambetura dhe sot ka ende mijëra qytetarë që vazhdojnë të paguajnë çdo muaj detyrimet e prapambetura të enegjisë elektrike që ishin akumuluar ndër vite.

Shteti ndërmorri një reprezalje ndaj qytetarëve, burgosi njerëz madje kemi edhe raste tragjike ku qytetarët humbën edhe jetën brenda burgjeve.

Nga ana tjetër shteti vetë ka lejuar në këto 10 vite me vetëdije të plotë që këto ndërmarrje ujësjellësash-kanalizimesh, të akumulojnë një shumë të madhe detyrimesh të pashlyera ndaj enteve të tjera publike. Dhe abuzimi nuk është vetëm te borxhet në tërësi sepse borxhet kanë skema të ndryshme se si janë krijuar.

Një nga arsyet pse ne jemi në këtë situatë sot është sepse ndërmarrjet e ujsjellës-kanalizimesh të vetëpranuara nga kryeministri Rama janë kthyer në çerdhe punësimesh elektorale. Në këto 3 mandate të qeverisjes së PS-së, kemi parë që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve nëpër bashki janë përdorur për punësime politike, nepotike dhe gjatë fushatave elektorale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco