VIDEO-SYRI TV/ Qeveria hap thesin për plehrat, 12 mln euro për Tiranën, nga7 mln euro bashkive të tjera

12:17, 05/11/2023
A+ Aa A-

7 milionë euro shtesë do t`u japë qeveria bashkive, vetëm për të financuar transportin e mbetjeve drejt inceneratorëve gjatë vitit 2024. Në Qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, do të financohet transporti i mbetjeve drejt dy inceneratorëve për 13 bashki. Gjithashtu, nga buxheti i shtetit për vitin 2024, qeveria ka parashikuar edhe pagesën prej 12 milionë eurosh për inceneratorin inekiztent të Tiranës.

Nga SYRI TV  

Menaxhimi i Mbetjeve urbane do të vijojë të marrë miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë edhe për vitin 2024.

Veç pagesës direkte prej 12 milionë eurosh që do të marrë koncensioni i inceneratorit të Tiranës nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2024, qeveria ka vendosur të shpenzojë dhe 7 milionë euro ekstra, vetëm për transportin e mbetjeve urbane nga bashkitë në landfille apo incenerator.

Në projektbuxhetin e vitit 2024, i depozituar në Parlament, qeveria ka shtuar dhe Aneksin 8, ku parashikohen fondet ekstra për menaxhimin e mbetjeve urbane në njësitë e vetqeverisjes vendore. sipas këtij aneksi, qeveria do të financojë me 7 milionë euro buxhet, transportin e mbetjeve urbane nga qendrat e bashkive në landfille apo inceneratorë.

Kështu,. Në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, do të jenë së paku 13 bashki të cilat do të marrin fonde nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar vetëm për transportimin e mbetjeve në drejtim të inceneratorit të Tiranës dhe të Elbasanit. Gjithashtu, në Qarkun e Shkodrës dhe të Gjirokastrës, do të financohen disa bashki, të cilat dërgojnë mbetjet urbane përkatësisht në landfillin e Gjirokastrës dhe atij të Bushatit.

Por 7 milionë euro nuk do të jenë të vetmet fonde që një grup bashkish do të kenë në dispozicion për financimin e transportit të mbetjeve në incenerator, pasi sipas relacionit të qeverisë, në rast të nevojës, bashkitë mund të shtojnë fondet nga buxheti i tyre për t`i përdorur për këtë qëllim.

Ndërkohë, në buxhetin total prej rreth 300 milionë euro që qeveria do u shpërndajë 61 bashkive, vihet re fakti se ky buxhet do të shpërndahet jo vetëm në mënyrë jo proprocionale, por edhe fakti se në zëra të përveçëm, këto fonde nuk do të shkojnë për investime apo mirëqenien e qytetarëve, por do të shpenzohen nga bashkitë për rritje pagash personeli apo sigurimesh shoqërore.

BASHKITE QË DO FINANCOHEN PËR MBETJET

TRANSPORTIT TË MBETJEVE URBANE NË LANDFILLIN SHKODËR:

1.            Malësi e Madhe,

2.            Shkodër,

3.            Vau i Dejës,

4.            Pukë,

5.            Fushë Arrëz,

6.            Lezhë

7.            Kurbin

TRANSPORTI MBETJEVE INCENERATORI TIRANE:

1.            Krujë,

2.            Durrës,

3.            Vorë,

4.            Kamzë,

5.            Shijak,

6.            Kavajë

 

TRANSPORTI MBETJEVE INCENERATORI ELBASAN:

1.            Librazhd,

2.            Elbasan,

3.            Rrogozhinë,

4.            Peqin,

5.            Cërrik,

6.            Belsh,

7.            Prrenjas

8.            Gramsh

 

TRANSPORTIT TË MBETJEVE URBANE NË LANDFILLIN GJIROKASTËR:

1.            Himarë,

2.            Sarandë,

3.            Gjirokastër,

4.            Tepelenë,

5.            Memaliaj,

6.            Këlcyrë

7.            Përmet,

8.            Libohovë

9.            Dropull

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco