Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Zhupa flet për skenarët e radhës së protestës së opozitës: Ruajmë elementin surprizë, por e sigurt që…

Zhupa flet për skenarët e radhës së protestës së opozitës: Ruajmë elementin surprizë, por e sigurt që…

18:55, 04/11/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, në një intervistë në News24, foli për skenarët e radhës së protestës së opozitës në Kuvend.

Zhupa u shpreh se do të ruajë elementin surprizë, ndërsa shtoi se një gjë është e sigurt, që as garda dhe as policia nuk do e trembë apo tërheq pas opozitën.

“Ne do të ruajmë elementin surprizë, por një gjë është e sigurt, as garda e as policia, ne nuk ka tremb e as nuk na bën të tërhiqemi. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë skenar brenda rregullave demokratike. Ne s’kemi asgjë antidemokratike lidhur me dhunën, mjetet janë demokratike. Ne nuk do të lëmë mandatet dhe të bojkotojmë duke lënë rehat Ramën. Greva nuk është përjashtuar si skenar po ashtu. Një tjetër formë proteste është ‘sitting’.”, tha Zhupa.

Ndër të tjera deputetja demokrate tha se asgjë nuk ndodh pa vullnetin dhe miratimin e kryeministrit Edi Ramës.

“Asgjë nuk ndodh pa vullnetin dhe miratimin e Ramës. Trajtimi i Kuvendit si selia e PS-së. Deputetët e PS-së do duhet të respektojnë protestën tonë dhe të presin që Ram dhe Nikolla të reagojnë për këtë protestë që është e drejtë dhe minimaliste. Janë vetëm 3 kërkesa. Kuvendi ka dy mekanizma, ligjvënien dhe kontrollin si pushtet.”, shtoi më tej demokratja Zhupa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco