Rama: Reformën në drejtësi e bëri PS, por unë nuk e kam kapur SPAK

Rama: Reformën në drejtësi e bëri PS, por unë nuk e kam kapur SPAK

18:17, 03/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, komentoi akuzat se drejtësia e re është e kapur nga qeveria teksa po fliste për luftën kundër korrupsionit, duke u 'shfajësuar' ndaj një fakti të tillë.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS në Fier, Rama theksoi se iniciatore e refomës në drejtësi ka qenë Partia Socialiste dhe është mbështetur nga SHBA-të.

“Sa i përket luftës kundër korrupsionit s’dua të shtoj gjëra që i keni dëgjuar me dhjetëra herë. Dua të them pak gjëra. Këtu ka dy, sipas meje, pozicione të dallueshme në mexhelisin e debatit publik. Njëri është drejtësinë e re e solli Amerika, tjetri s’ka drejtësi të re por një SKAP që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta. Para disa ditësh po bisedoja me Fatmir Xhafën, që për një kohë të gjatë ka qenë në tryezat që kur ishim në opozitë, ku është diskutuar çështja e reformës në drejtësi, dhe e solla emrin e tij këtu sepse ka një zakon të vjetër që mban shënime, më kujtoi që ne këtë që bëmë dhe po vazhdojmë të bëjmë e kemi nisur jo kur unë e kam përsëritur shpesh për programin e 2013-ës, por shumë kohë më parë kur në opozitë ne i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë.

Ka qenë dokument i propozuar nga PS-në 2008-ën, në 2009-ën nuk arritëm do të marrim fitoren. Dhe pastaj ne kemi shkruar programin për një Rilindje shqiptare, që u bë programi elektoral i 2013-ës dhe e kemi në program, dhe kur e kemi diskutuar atëherë kishte plot se si do ta bëjmë reformën në drejtësi kur s’kemi për të marrë 94 vota që të kemi fuqi. Ne do të marrim ishalla shumicën. U thosha ne do ta vëmë këtu dhe do ta bëjmë, se si do të bëhet nuk e kam filxhanin ta shoh. Por do të bëhet sepse ka ardhur në pikën që nuk mban më kjo punë. Po iu them jo amerikanët por të gjithë forcat e NATO-s bashkë nuk e bënin dot këtë. E para, se nuk është fare puna e tyre. E dyta, askush, besojeni këtë se është një nga arsyet themelore për të qenë krenar për këte familje politike, nëse sot pandëshkueshmëria nuk është më mit, kjo ndodh vetëm sepse ekziston PS e Shqipërisë. Askush tjetër. As ata që ishin, që duan të jenë, askush nuk e kanë këtë kapacitet shtetbërës që ka PS në DNA-në e vet sepse që nga viti 1991 në Shqipëri ka pasur dy forca, njëra i ka shkatërruar tjetra i ka ndërtuar. PS mund të ketë bërë gabime të mëdha por nuk ka asnbjë forcë tjetër politike në Shqipërië, s’ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë për një periudhë të caktuar.

Nuk është Amerika që bëri reformën në drejtësi por PS. Gjeti dhe pati për këtë reformën një mbështetje masive të aleatëve strategjikë. A bëhej dot reforma pa mbështetjen e tyre? Jo, nuk bëhej. Por tjetër tjetër është ta udhëheqëssh reformësh dhe tjetër ta mbështesësh.”, u shpreh kryeministri.

Duke komentuar akuzat se ka kapur drejtësinë, Rama shtoi:

“Pastaj ‘e kam kapur unë drejtësinë’. Kjo besoj nuk ia vlen një shpjegim sepse kjo është e qartë që një qeveri që do të kapë drejtësinë, për çfarë do ta kapë, që të mos i kapin askënd. Se ta kapësh drejtësinë dhe pastaj të t’i kapin ata që duhen kapur kjo nuk është kapje e drejtësisë. Kështu që o ke brenda vetes vesin ose vizionin dritë shkurtër që të rrish në karrige dhe t’i kapësh të gjitha…ose kohën që je ulur në karrigen që të kanë vërë të tjerët dhe fuqinë e asaj karrigeje ta vësh në dispozicion për të bërë gjëra që mbeten për të gjithë. Kjo reformë në drejtësi ka filluar sot por do të mbetet pëer të gjithë sepse është e pakthyeshme.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco