Ujërat e zeza ndërpresin propagandën/ Përmbytet kati i parë i TV së Bollinos

Ujërat e zeza ndërpresin propagandën/ Përmbytet kati i parë i TV së Bollinos

17:34, 03/11/2023
A+ Aa A-

Stuhia e mesditës së sotme ka shkaktuar dëme të mëdha në biznese në kryeqytet. Ujërat e zeza kanë pushtuar rrugët dhe bizneset e kateve të para.

E tillë ka qenë situata edhe në biznesin mediatik të italo-shqiptarit Karlo Bollino, ku ujërat e zeza kanë përfshirë katin e parë të godinës së televizionit Report TV dhe për këtë shkak është ndërprerë edhe transmetimi live i TV.

Biznesmeni Bollino është i njohur për afërsinë me pushtetin e Ramës dhe situata e përmbytjeve e ka vënë disi në vështirësi, pasi i duhet të raportojë katastrofën e përmbytjes, por edhe të mbajë dorën në kritikë me pushtetin që s’bën punën e duhur me kanalizimet e kryeqytetit.

Më poshtë lajmërimi i vetë medias.

Transmetimet live të Report Tv janë ndërprerë pasi përmbytjet kanë prekur edhe godinën e televizionit mesditën e sotme (3 nëntor 2023).

Strukturat e emergjencës po punojnë për të stablizuar situatën. 

Përmbytjet në Report Tv u shkaktuan nga problemet me kanalizimet në rrugën ‘Frosina Plaku’, pranë ish-parkut të Autobusave, ku ndodhet edhe godina e Report Tv. 

Me stabilizimin e situatës së shpejti do i rikthehemi transmetimeve live në Report Tv dhe publikimit sa më shpejt të lajmeve në Shqiptarja.com.

Përmbytjet kanë përfshirë shumë pjesë të Tiranës dhe qytete të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco