Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

‘Beleri u arrestua politikisht’, Gjokutaj: Drejtësia në vendin tonë si një anije pa busull

15:48, 03/11/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj ka folur në lidhje me zvarritjen e nga ana e drejtësisë  sa i përket çështjes ‘Beleri dhe oreksi politik shqiptar për të mos e lejuar  Fredi Belerin të betohet si kryebashkiaku i Himarës.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mesdites me Arnold Karriqin, Gjokutaj u shpreh se Beleri e ka të drejtën e plotë të betohet, kjo për shkak të mandatit të popullit.

Ai thotë se drejtësia e Shqipërisë është si një anije pa busull për shkak se është e kapur nga mazhoranca.

“Nga sistemi i dyfishtë ne kemi avancuar në sistemin trefishtë, apo i katërfishtë. Drejtësia sot është një anije pa busull pikërisht për shkak të kapjes nga policia dhe mazhoranca. Këto që thotë gazeta Kathimerini i thonë të gjitha gazetat evropiane. Kjo është ajo që shqetëson dhe jo plazhet shqiptare që kanë mahnitur botën. Përpos propagandës shtetërorë nuk hapnim dot televizorin gjithë beharin sepse neve ne shihnim atë që po të nxirrnim kokën në dritare nuk i shihnim.

Afatet janë të tilla  që çështjet duhet të hetohen me prioritet. Nuk duhet humbur kohë, duhet punuar çdo ditë pune që çështja të zbardhet. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Arrestohet politikisht kryetari i Bashkisë së Himarës dhe pikërisht po aty një resort apo një tokë e marrë nga një oligark i lidhur me politikën, aty fillon moskuptimi.

Beleri nuk paraqet asnjë rrezikshmëri shoqërore. Është i mandatar nga populli. Ai duhet të kishte ruar procedurën e betimit që ai të formësonte stafit drejtues të bashkisë dhe sigurisht ai mund të qëndronte indiferent  deri në periudhën që ai do të sqaronte problemet me drejtësinë. Dashakeqët duan ta personalizojnë procedurën dhe thonë Beleri ka bërë këtë, Beleri ka bërëv atë. Në fakt këtu nuk flitet për personin, Alfred Belerin, këtu flitet për një mandat popullor për mandatin e zgjedhësve që kjo mazhorancë e përdor për letër higjenike. Fredi Belerin e nxjerr nga burgu, e shpije në betim mandati i popullit, jo qejfi i kësaj qeverie, oreksi politik i saj.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco