VIDEO/ Mjaftojnë vetë 20 minuta shi që ujërat e zeza të Lanës të përmbytin propagandën e zezë të Erion Veliajt

14:40, 03/11/2023
A+ Aa A-

Kryeqyteti shqiptar, Tirana është përfshirë nga moti i keq, ku për shkak të përmbytjeve janë bllokuar disa akse. Ndërkohë ka dalë nga shtrati dhe Lumi Lana, ku janë përmbytur rrugët përreth dhe disa biznese.

Në rrugë kanë vërshuar edhe ujërat e zeza. Në videon e mëposhtme, pranë ish-ekspozitës, duket se mjetet kanë ndaluar për shkak të vërshimit të ujërave të zeza në rrugë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut, që ka përshirë vendin orët e fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thotë se ekipet e Bashkisë janë terren për çdo emergjencë.

Gjithashtu ai bën thirrje që për çdo emergjencë qytetarët të telefonojnë në numrin 112.

 

Por vetëm pak orë më parë Veliaj shpërndante lajme propagandistike në mediat pranë tij se bashkia që ai drejton është e gatëshme të ndihmojë rajonin e Toskanës në Itali, rajon i cili gjithashtu është përfshirë nga përmbytjet. 

Një kryetar bashkie të cilit i përmbytet qyteti që administrion me vetëm 10 minuta shi, gjen kohë të bëjë propagandë se ka kapacitete për të ndihmuar qytete nëpër botë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco