Militarizimi dhe bastardimi rilindas i Parlamentit, puç mafioz kundër pluralizmit!

Militarizimi dhe bastardimi rilindas i Parlamentit, puç mafioz kundër pluralizmit!

15:21, 02/11/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Pluralizmi është nën atak nga mafiozët dhe parlamenti është në krizën më të tmerrshme në 32 vjet të pluralizmit.

Bastardimi i parlamentit nga Nikolla, që me një sharlatanizëm në kufijtë e idiotësisë vazhdon seancat plenare në mënyrën më të turpshme është provë që mafia po telekomandon hapur Parlamentin.

Zgjidhja politike është zëvendesuar me hajvanllëkun politik të një grupi deputetësh dhe kryetares Nikolla që vazhdojnë të ngrenë votat mbi gërmadhat e parlamentit të bastarduar e militarizuar.

Parlamenti është shndërruar në një repart militar ku gardistë, policë gjithfarësh me dhe pa uniformë zabërhanisin brenda dhe jashtë tij.

Kurrë më parë pluralizmi politik nuk është sulmuar kaq egërsisht nga mafia, që qeveris tashmë edhe Garden e Republikës.

Institucionet e shtetit prokurori, polici dhe Gardë po mësyjnë Parlamentin jo në emër të ligjit, por të urdhërave mafiozë të paligjshme të Ramës dhe buratinës Nikolla.

Këto intitucione të kapura, që ju bëjnë fresk trafikantëve dhe kriminelëve duke ju shërbyer atyre edhe me informacione, bëjnë sikur hetojnë në parlament kundër opozitës.

Gardistët vijnë vërdallë në sallën e parlamentit duke ju vringelluar muskujt deputetëve të opozitës dhe duke harruar se po shkelin ligjin hapur dhe që do të përgjigjen për këtë që po kryejnë.

Këta gardistë dhe komandantet e tyre harrojnë se do jenë të parët që do të shiten nga rilindasit sapo ata të ndihen në hall.

Garda përveç një demostrimi të neveritshëm nuk po bën asgjë tjetër sepse deputetët rilindas jashtë sallës se parlamentit kush i ruan?

Sot pluralizmi është goditur serish në zemrën e tij dhe militarizimi kundër tij tregon qartë juntën mafioze, që ka kapur të gjithë institucionet.

Për rilindjen kjo është një betejë e humbur, për Gardën, prokurorinë, policinë është një pergjegjësi shumë e rëndë që do ti penalizojë aq sa nuk jua pret mendja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco