SYRI TV/ Skandal në Kuvend: Garda, policia dhe SPAK intimidojnë opozitën

13:18, 02/11/2023
A+ Aa A-

Ajo që duhej të ishte salla e debateve politike, si institucioni më i rëndësishëm i vendit, u kthye prej mazhorancës në një arenë nën kontrollin e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit. Si kurrë më parë në historinë e parlamentarizmit, qindra efektivë të gardës dhe Policisë së Shtetit kishin mësyrë në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Kuvendit, për të bllokuar opozitën

SYRI TV

Në kohën kur opozita kërkon në Kuvend të drejtat e saj kushtetuese, Lindita Nikolla urdhëron Gardën e Republikës, që në shkelje të ligjit dhe të armatosur të qëndrojnë në Kuvend për të penguar deputetët e Partisë Demokratike.

Qindra punonjës të gardës ishin vendosur që në orët e para të mëngjesit në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Kuvendit, ku për çdo deputet socialist ishte caktuar një punonjës i gardës, e madje mbanin të mbyllur edhe derën e sallës së mbledhjeve të seancës

Por jo vetëm Garda e Republikës, ministri i Brendshëm, Taulant Balla kishte urdhëruar që në ambientet e Kuvendit të mësynte edhe Policia e Shtetit. Që pa nisur seanca, drejtues të lartë të policisë, u panë të patrullonin në ambientet e jashtme të Kuvendit.

E pas tensioneve në sallën e parlamentit, efektivë të shumtë të policisë, u futën brenda sallës duke e konsideruar sallën e parlamentit shqiptar si skenë krimi.

Angazhimi i policisë dhe SPAK brenda seancës parlamentare u vendos që në seancën e shkuar ku deputetët e opozitës nisën të shantazhoheshin me kallëzime penale për përplasjen me deputetët e Partisë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco