'Parandalimi i kancerit nuk është lojë, as sebep për propagandën e radhës'

'Parandalimi i kancerit nuk është lojë, as sebep për propagandën e radhës'

11:50, 02/11/2023
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho.

Borati deklaron me mburrje se gjatë muajit tetor u realizuan gati 12 mijë mamografi. Në dukje shifër impresionuese, por:

Fjala "falas" nuk ka kuptim të përmendet, pasi mamografia është një shërbim parandalues bazë dhe ofrimi falas është detyrim! Boratit me sa duket i djeg ende diskretitimi me premtimin "për shëndetësi falas" me të cilin erdhi në pushtet në 2013-ën!

Kjo përbën vetëm 2% të numrit të zonjave që duhet të kryejnë mamografinë në Shqipëri. Jashtëzakonisht pak, nëse krahasohet me mbulesën që rekomandojnë udhëzuesit ndërkombëtare të praktikës klinike.

Këto mamografi sigurisht vazhdojnë të kryhen vetëm në një projeksion, përndryshe një numër i tillë do të ishte i pamundur të arrihej me ato kapacitete që ka Shqipëria e Boratit.

Kjo përkthehet në cilësi të dyshimtë dhe referim të panevojshëm për ekzaminime ekografike dhe biopsi. Në Gjermani, vetëm 1 në 25 zonja të depistuara me mamografi referohen për ekografi dhe 1 në 100 për biopsi. Sa janë këto shifra në Shqipëri dhe a ka ndonjë vlerësim të efektshmërisë dhe cilësisë së mamografisë?
Borat dhe boratër!

Parandalimi i kancerit nuk është lojë dhe as sebep për propagandën e radhës! Bëhuni seriozë të paktën në një nga punët që pretendoni se po bëni në shëndetësi!

Postimi i Ramës në Fb.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco