Investigimi i BBC për financimin rus të Bashës/ Berisha: Rama ia mbylli dosjen për ta keqshfrytëzuar

Investigimi i BBC për financimin rus të Bashës/ Berisha: Rama ia mbylli dosjen për ta keqshfrytëzuar

11:40, 02/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot investigimin e rrjetit prestigjioz britanik, BBC, për financimin rus të Lulzim Bashës.

Në investigim thuhet se Lulzim Basha u pagua në mënyrë sekrete nga rusët.

Më tej thuhet se kompania që paguante për Bashën ishte në pronësi të një rusi. Por kjo pronësi ishte fshehur nga një firmë, e cila punonte për të ndihmuar rrethin e ngushtë të Vladimir Putinit.

“Zoti Basha vazhdon e zbaton porositë e Ramës.

Përsa i përket lobingut, ne siç e dini ju, si parti bëmë auditin, dhe rezulton se asnjë qindarkë nga ato para, përveçse ishte një shumë e vogël, nuk e mbaj mend tani, rreth 20 mijë-30 mijë dollarë, të tjerat nuk kanë hyrë dhe nuk kanë dalë nga arka e partisë.

Por Peng-Basha ose zoti Peng, ia mbylli dosjen Rama, nuk ia dërgoi në Gjykatë Kushtetuese për ta keqshfrytëzuar siç po e keqshfrytëzon,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco