Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Salianji ndez tymuese, opozita nuk lejon zhvillimin e seancës plenare

10:21, 02/11/2023
A+ Aa A-

Opozita nuk po lejon zhvillimin normal të seancës së Kuvendit.

Deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë, duke bllokuar foltoren.

Ndërkohë, deputeti Erin Salianji ka ndezur një tymuese.

"Buxheti i Partisë Socialiste është buxhet për oligarkët, për mafiozët dhe njerëzit e lidhur me Partinë Socialiste. Ditët që ka diskutim buxheti, PS ka festë për të ngrënë bakllava ndërkohë që qytetarët e kanë ditë zie pasi u vidhen paratë. Prej ditësh kemi kërkuar që PS të japë llogari për qindarkat që vjedhin për shkak të mungesës së kontrollit. E çon 25 milionë euro 1 km rrugë. Ne nuk kërkojmë asnjë gjë më shumë që ky parlament që po kthehet në terrorizëm parlamentar t’i kthehet qytetarëve. Jeni të mbaruar. Jepni fjalën për procedurë se nuk e keni pronë. Nuk do të lejmë të hanin Shqipërinë si bakllavanë. Nuk është ditë feste," tha Salianji.

Forca të shumta të gardës kanë blinduar sallën e Kuvendit. Edhe në ambientet e jashtme ndodhen forca të jashtëzakonshme rendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco