KAFE SHQETO/ Ne duam që ky gjyq të pezullohet, Nuri: Kryetar i PD është Berisha

09:43, 02/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në Syri tv ka qene me një lidhje me Skype, Franc Nuri, Përfaqësues ligjor i Partisë i cili ka shpjeguar iniciativat ligjore dhe përballjen me anonimet e vulës në gjykatë.

Çfarë kërkon dhe kush në gjykatë?

Në lidhje me ato që parashtroi kolegu Logu, kemi vetëm një divergjencë të vogël nëse mund ta themi. Qëndrimi ynë është se Kryetar i Partisë Demokratike është zoti Berisha jo vetëm i zgjedhur me referendum por rikonfirmuar kjo edhe nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë. Po themi institucionet e krijuara janë të konfirmuara nga Kuvendi i dhjetorit ‘21 dhe këto institucione janë konfirmuar nga vendimi i Zhukrit më ’22.

Por çfarë ndodhi me pas. Ne këtu kemi një divergjencë pasi vendimi nuk është i formës së prerë ai që prishi vendimin e shkallës së parë deri sa të shprehet Gjykata e lartë.

Kjo do të thotë se ai vendim i apelit nuk është i zbatueshëm që do të thotë se vendimi i shkallës së parë është ende ne fuqi. Ne kemi edhe selinë, e posedojmë. Kemi edhe elemente ne dukje edhe ligjorë.

Edhe në formë edhe në përmbajtje?

Problemi tjetër ne lidhje me seancat e këtyre ditëve, Komenti im është i thjeshtë, Kjo është një çështje që duhej të zgjidhej kohë më parë. Mund te ishte zgjidhur në dhomë këshillimi pa seancë fare. Ne duam që ky gjyq duhet të pezullohet përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë për logon dhe vulën.

Ligjet për partitë politike janë të tilla se nuk mund të regjistrohen kate me lart kur nuk janë bërë katete me poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco