Neza: Përgjigjia që marrin deputetët e opozitës në parlament është pjesë e një strategjie për izolimin e saj

Neza: Përgjigjia që marrin deputetët e opozitës në parlament është pjesë e një strategjie për izolimin e saj

08:31, 02/11/2023
A+ Aa A-

Analisti, Sami Neza ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për tensionet në komisione ku opozita nuk lejoi zhvillimin e tyre me mazhorancën që i zhvilloi ato online. Neza u shpreh se përgjigjia që marrin deputetët e opozitës në parlament është pjesë e një strategjie të izolimit të opozitës.

"Nëse qëllimi do ishte thjesht provokimi, nuk do kishim ndonjë problem të madh do arrihej provokimi dhe do vazhdonin punimet e parlamentit normale.

Përgjigjia që marrin deputët e opozitës në parlament është pjesë e një strategjie të izolimit të opozitës dhe zërit të opozitës pikërisht në një prej institucioneve më të rëndësishme.

Parlamenti është i vetmi vend i cili ka disa imunitete që nuk mund ti prek policia që nuk mund ti prekë as pushteti as shërbimi sekret. Nga viti 2019 kur nuk kishin opozitë socialistëve iu ka ecur shumë mbarë.

Kanë arritur të ndërtojnë këtë prototipin e opozitës e cila është opozitë e dobët dhe e përcarë", tha ndër të tjera Neza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco