Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Albana Vokshi i përgjigjet Elisa Spiropalit: Sekserja e Bajrave flet për institucione

Albana Vokshi i përgjigjet Elisa Spiropalit: Sekserja e Bajrave flet për institucione

21:01, 01/11/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, i është përgjigjur Elisa Spiropalit, pasi kjo e fundit me një reagim në Facebook shkruante se, opozita duhet të kthehet në kuvend për të bërë punën e saj.

Vokshi shkruan se, ‘sekserja e Bajrave, një prej bandave me të rrezikshme,  flet për institucione, kushtetutë dhe demokraci!’

Reagimi i Albana Vokshit:

Sekserja e Bajrave, një prej bandave me të rrezikshme,  flet për institucione, kushtetutë dhe demokraci!

Historia na ka mësuar se në një vend ku nuk ka liri dhe ku opozitës nuk i njihen të drejtat kushtetuese, nuk mund të ketë as mirëqenie për njerëzit!

Elisa Spiropali me shefin e vet le të vazhdojnë me Bajrat dhe Pëllumb Gjokën!

Ne do të vazhdojmë betejën tonë, si garancia e vetme se në Shqipëri ka shpresë!

Çfarë tha sot Elisa Spiropali:

Sot, në shkelje të plotë të çdo ligji, rregulli dhe kodi, duke nëpërkëmbur detyrën dhe përdhosur misionin kushtetues, disa deputetë të opozitës, kanë dhunuar institucionet e Kuvendit duke dashur të pengojnë prezantimin e Buxhetit 2024 në Konferencën e Kryetarëve dhe në Komisione Parlamentare.

Të nderuar kolegë dhe kolege: nuk j'ua kanë fajin dyert e Kuvendit! Dera ku kanë thirrur të përgjigjet të parin tuaj, as hapet prej nesh, as mbyllet prej nesh.

Koha kur ajo derë hapej për armiqtë dhe mbyllej për shokët, aleatët dhe miqtë ka marrë fund. Kuptojeni!

Kthehuni në Kuvend dhe bëni punën tuaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco