VIDEO/ Nuri: Shkarkimi i gjyqtares Muço, tregon se pushteti të përdor dhe të hedh kur nuk i duhesh

19:50, 01/11/2023
A+ Aa A-

Juristi Franc Nuri i ftuar në edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka folur në lidhje me shkarkimin nga vettingu të gjyqtares Blerina Muço.

 ‘Fakti që sot vettingu e shkarkoi këtë gjyqtare, një farë interpretimi mund të jetë përdorur dikush nga pushteti, fundi tregon se pushteti të shfrytëzon dhe të hedh poshtë, kur nuk i duhesh më.

Ndoshta nga kjo nxjerrin mësime dhe leksione edhe të tjerët që të shmangin përdorimin nga pushteti dhe ti qëndrojnë vetëm ligjit. Të gjithë ata që kanë në dorë ligjin, të zbatojnë vetëm ligjin e kushtetutën dhe asgjë tjetër. Kjo thirrje nuk është vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe për zyrtarët e shtetit’, tha Franc Nuri në SYRI TV.

Gjyqtarja Blerina Muço është e njohur për faktin se, njohu si palë të tretë Lulzim Bashën, pasi gjykatësi i Gjykatës  së Tiranës, Asim Vokshi i kishte dhënë të drejtën e vulës, logos dhe selisë, Sali Berishës.

Pas këtij vendimi, Enkelejd Alibeaj çoi në Apel vendimin e shkallës së parë, duke bërë që apeli të shpallë një vendim, që e ka lënë çështjen të pazgjidhur.

Aktualisht kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Lartë në pritje të gjykimit.

INTERVISTA E PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco