Deklarata e Braçes/ Reagon Korreshi: Në tualet nuk ju ndalojmë dot!

Deklarata e Braçes/ Reagon Korreshi: Në tualet nuk ju ndalojmë dot!

19:30, 01/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar reagimin e kolegut socialist Erion Braçe, në lidhje me aksionin e opozitës në parlament dhe komisionet parlamentare.

Për të shkuar në banjo e për tu lidhur online me njëri tjetrin nuk ju pengojmë dot. Atje mund të bëni edhe Edi Ramën po të doni, skemi ndërmend tju ndalojmë!’, shkruan Korreshi në Facebook.  

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Braçe u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të bllokojë përfitimet për bujqit dhe fermerët pas miratimit të paketës fiskale për këta të fundit. 

Sapo mbaruam mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe Financave ishte prezantimi i projektbuxhetit edhe paketës fiskale. Jam shumë i kënaqur t’i njoftoj të gjithë blegtorët se propozimi juaj për përjashtimin nga TVSH të mëshqerrave të rracës mbarëse realizohet këtë vit me paketën fiskale. TVSH për të do jetë zero. Një propozim i dytë për të çliruar bletët për pjalmim në sera. Fermerëve që merren me sera, u them larg hormoneve, bleta e bën shumë mirë këtë punë. Këto janë gjëra në paketën fiskale të dedikuara bujqësisë, vijojmë për më shumë se kaq”, u shpreh Braçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco