VIDEO/ Shehaj: Inceneratori i Tiranës, ndotësi më i madh. Për çdo punë publike, paguajmë tarifë

VIDEO/ Shehaj: Inceneratori i Tiranës, ndotësi më i madh. Për çdo punë publike, paguajmë tarifë

19:01, 01/11/2023
A+ Aa A-

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se, inceneratori i Tiranës është ndotësi më i madh në kryeqytet.

Shehaj duke analizuar biznesin e dherave, që bëhet tek inceneratori i Tiranës, për të cilin paguajnë bizneset, në fakt për këto asgjësime paguan edhe shteti, apo edhe kur bëhen publike, paguhet për çdo ton dhe që hidhet tek inceneratori i Tiranës.

‘Flasim për biznesin e dherave.

Ndërtuesit që na dëgjojnë sot dhe do të na dëgjojnë, e dinë shumë mirë se çfarë kanë hequr nga këta. Përpos policisë private, denoncim i bërë edhe nga kryetarit i PD, Sali Berisha, që njëri nga kryesorët është kompania e vëllait të bashkisë, atij të famshmit që i dhemb shpirti i socialistëve të 21 janarit, dhe e bën kryetar bashkie, vëllai i atij dhe policia bashkiake, inspektorati i mjedisit kanë për detyrë të kontrollojnë inceneratorin e Tiranës, që sot është ndotësi kryesor. Analizat e ujit atje kanë dalë me salmonelë, se si malet me mbetje nuk kanë më vend ku të depozitohen.

Ato janë sëmundje e gjallë. Inspektorati duhet të gjobiste këta dhe jo të bënte një marrëveshje për të kontrolluar makinat e dherave që lëvizin nëpër Tiranë.

I gjithë biznesi i ndërtimit, duhet të paguajë para. Por qytetarët duhet të kuptojnë diçka, për çdo punë publike që kryhet nga bashkia e Tiranës, apo institucionet e varësisë, që mund të jetë dhe Ujësjellësi, apo çdo institucion që është në territorin e Shqipërisë, Ministria e Kulturës, e Financave në çdo asgjësim që bën, paguan para te inceneratori i Tiranës.

Për çdo punë publike, për shkatërrimin e shtëpive te 5 maji, i fituar tender nga një i afër i një drejtori në Tiranë, kallëzim i kryer edhe ky nga Belind Këlliçi, që fle dhe ky, ne paguajmë brenda atij fondi, tarifën e depozitimit të dherave dhe inerteve.

Dhe sot, me fakte, me emaile që SPAK e ka shumë të thjeshtë ti gjejë, aty faktohet fare mirë se për bizneset dhe kompani që janë të lidhura ngushtësisht me Erion Veliajn, që kanë marrë troje publike për të ndërtuar kulla në mes të Tiranës, që nuk paguajnë’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco