‘Projektbuxheti 2024’/ Danaj: Qeveria s'ka strategji ekonomike! Sektorët bazë s’janë në fokus

17:37, 01/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, eksperti i ekonomisë, Violdi Danaj, ka folur për buxhetin 2024, ku qeveria do paguaj miliona euro PPP-ve dhe gjyqeve të humbura në arbitrazh.

Danaj theksoi se projektbuxheti i vitit 2024 është po i njëjti si të gjithë projektbuxhetet që kemi parë gjatë viteve të fundit, ku nuk ka një analizë të qartë të nevojave të vërteta të ekonomisë së vendit dhe nuk është marrë për bazë asnjë prej sektorëve kryesorë të cilët vërtetë Shqipëria i ka në fokus.

‘Ky projektbuxhet më duket si gjithë të tjerët që nuk kuptohet mirë se çfarë strategjie ekonomike ka qeveria për vitin e ardhshëm. Nuk mund të quajmë strategji ekonomike se do rriten pagat’, u shpreh Danaj.

Danaj: E para, si të gjitha projektbuxhetet që kemi parë vitet e fundit, duket që nuk është i mirëstudiuar, i cili nuk ka një analizë të qartë të nevojave të vërteta të ekonomisë së vendit dhe nuk është marrë për bazë asnjë prej sektorëve kryesorë të cilët vërtetë Shqipëria i ka në fokus.

Kemi disa planifikime sepse projektbuxhetet ne jemi mësuar që ndryshojnë nga 5-6 herë dhe gjithmonë vijnë duke u reduktuar planifikimet.

Po të shohim sot i është dhënë shumë fokur rritjes së pagave, një indeksim të pensioneve një indeksim të aksizës por aty gjasme është mbajtur një kufi i limituar për të mos agravuar edhe më shumë situatën e çmimeve. Në arsim në mjekësi, skema e pensioneve, kanë nga një përqidje që do të marrin nga ky projektbuxhet.

Dhe këtu nuk i është dhënë fokusi të gjithë sektorëve kyç. Nuk i është dhënë fokusi arsimit, pasi ne mund të investojmë në disa sektorë që nuk kanë nevojë për industri por mund të shfrytëzojnë realitetin teknologjinë dhe inovacionin. Dhe këtu duhe të investohet shumë në arsim.

Ne jemi një vend që kemi bujqësinë dhe turizmin si sektorë kryesorë dhe këtu duhet të shikonim një fokus shumë të madh në këta dy sektorë, por këta sektorë janë në po të njëjtin standard si në vitet e kaluara. Akoma, pavarësisht se e themi me fjalë, strategji të mirëfillta nuk po shikojmë.

Ky projektbuxhet më duket si gjithë të tjerët që nuk kuptohet mirë se çfarë strategjie ekonomike ka qeveria për vitin e ardhshëm. Nuk mund të quajmë strategji ekonomike se do rriten pagat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco