Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Të respektohet e drejta kushtetuese’, Bardhi tregon skenarin për seancën e së enjtes: Kam informuar ambasadorët

15:02, 01/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi parashtroi edhe një herë kërkesat e opozitës ndaj mazhorancës. “Dua të përsëris edhe një herë kërkesat minimale. Së pari të respektohet e drejta kushtetuese e deputetëve të opozitës për llogaridhënien e qeverisë. Së dyti, ka të bëjë me përmbushjen e një detyrimi nga disa raporte të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore. Opozita e ka shpallur prioritet.

Ne kemi bërë propozime konkrete për anëtarët e komisionit dhe mazhoranca duhet të respektojë vendimin tonë. Së treti, ka të bëjë me një tallje të vazhdueshme që kryetarja e Parlamentit me urdhër të Edi Ramës bën me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Është kthyer në një manekin në shërbim të Edi Ramës. Kanë sjellë sot 100 forca të Gardës së Republikës, mund të sjellin 300 herën tjetër. Nëse ky është Parlamenti i një vendi anëtar të NATO-s që mbushet me punonjës të Gardës”, theksoi

Bardhi u pyet edhe për denoncimin në SPAK të kolegut Bledion Nallbati. “Ne e kemi denoncuar Vullnet Sinën për goditje për shkak të detyrës dhe ditët e tjera do të ketë denoncime të tjera”, sqaroi ai Bardhi.

“I kam informuar ambasadorët dhe një pjesë prej tyre i kam takuar”, theksoi Bardhi, duke shtuar se edhe në seancën e së enjtes, deputetët e opozitës do të marrin pjesë dhe nuk do të lejojnë zhvillimin e seancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco