KAFE SHQETO/ Murrizi: Edi Rama ka qejf atë opozitën që i kref bishtin

10:34, 31/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV këtë mëngjes ishte deputeti Muslim Murrizi, i cili ka komentuar qëndrimin e opozitës pas shkeljeve flagrantë të të drejtave të tyre nga ana e mazhorancës socialiste dhe në mënyrë të veçantë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Ai ka folur edhe për tensionet e një natë më parë në sallën e parlamentit.

“Për mua është se ata të dy duhet të përjashtohen. Në raste të tilla ekstreme. Por të përjashtosh 23 deputetet, çfarë bënë ata? Asgjë!

Shkuan atje e zunë karriget, shenje proteste është kjo. Kur ti tenton të zësh pozicionin tim si opozitar, se e dikton Lindita se i thotë Rama kush duhet të jete në opozitë, po unë pse nuk duhet të të zë karriget tuaja si pushtet dhe nuk ju lë të uleni përderisa ju nuk me lini që të ulem në karrigen e opozitarit që me ka dhënë sovrani. Ti nuk ke qejf, sepse ke qejf një opozitar tjetër, ai që të kref bishtin ty.

Ti nuk mund te rikthesh gjygjin e '47 kur Enver Hoxha pushkatoi deputetët. Për akte dhe për fjale që të ruash etikë. Rama çfarë nuk u thotë ne mbledhje qeverie apo mbledhje grupi parlamentar”, tha Murrizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco