VIDEO/ Bushkolaj: Pamjet e Shkodrës shumë të rënda, veriu është lënë në mëshirë të fatit nga pushteti

10:28, 31/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI TV Kafe Shqeto për të komentuar videon e rëndë që ka publikuar PD për deformimin e zgjedhjeve lokale nga bandat kriminale ishte gazetari Elkier Bushkolaj.

Bushkolaj është shprehur se në bashkitë ku diferencat e votave ishin të ngushtë pushteti ka organizuar bandat kriminale për të ndryshuar raportin e votave.

"Ne ditën e zgjedhjeve jemi marrë me problematikat në zgjedhje dhe jemi marrë posaçërisht me Shkodrën. Kjo që ka ndodhur në Shkodër kryeqendrën e veriut imagjinoni se çfarë ka ndodhur në zonat e tjera ku gara ishte shumë  ngushtë.

Grupet kriminale janë angazhuar maksimalisht për të ndryshuar rezultatin në favor të kandidatëve të PS dhe me ato pamje dhe autokolonë që kemi parë nga krimi në Shkodër nuk na japin panoramën se kem pasur zgjedhje të lira e të drejta.

Kam parasysh që nga viti 1990 deri në 2013 politika ka udhëhequr zhvillimet sociale por nëse kthehemi nga 2013 deri tani për një dekadë unë besoj se është krimi i cili dikton në këtë vend. Shumë deputetë dhe numri i madh i kryetarët e bashkive formojnë një shoqatë në burg, zyrtarë të lartë të administratës kanë përfunduar në pranga për lidhje me grupet kriminale. sot kemi një ekonomi të kriminalizuar dhe më shumë kjo vërehet në sektorin e ndërtimeve.

Zgjedhjet në veri të vendit kanë një specifikë tjetër pasi ata janë lënë në mëshirë të fatit ku duhet të përballeshin me grupet kriminale ose të bëheshin vetëgjyqësi ose dorëzimit, dhe rezultatet kanë paraprirë se shumica janë dorëzuar.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco