Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

‘1 mln faqe përgjime’/ Çollaku: Mazhoranca nënkontraktore e mafias, e trembur nga opozita e rikthyer

18:40, 30/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për tensionet në kuvend dhe veprimet antikushtetuese të mazhorancës socialiste.

Sipas Çollakut, mazhoranca është e trembur duke parë që opozita është rikthyer te misioni i saj për të zbardhur ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri.

Gjithashtu gazetari theksoi se ‘sot mazhoranca është nënkontraktore e mafias, pasi kemi një grup mafioz që ka prodhuar pushtetin e kësaj mazhorance dhe ata tashmë kontrollojë dhe veprimet e tyre’.

Çollaku: Shoh një mazhorancë të trembur duke parë që opozita është rikthyer te misioni i saj për të zbardhur ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri. Hallet e mazhorancës ne i dimë ajo çfarë është duke kërkuar opozita për të ofruar transparencën e shumë ngjarjeve të rënda kriminale që kanë kalaur nëpërmjet filtrave qeveritare, parlamentar, deputetësh, ministrash, bashkiakësh, është pikërisht kjo që nuk kërkon të ndodhë mazhorana.

Ata mund të kontrollojnë episode të rëndësishme të prokurorisë dhe duan që këtë hetim që zgjatohet në Kuvend dhe sigurisht do të përcillen dhe atje të mos ta lënë të ndodhë këtu. Janë disa sekrete të rënda që nuk ka kryeministër që të ndalojë, ministra prokurorë gjyqtarë, pasi ajo që po vjen nga Perëndimi nuk është më ajo që lind në Lindje.

Sot mazhoranca është nënkontraktore e mafias. Ne nuk kemi qeverisje, kemi një grup mafioz që ka prodhuar pushtetin e kësaj mazhorance dhe ata tashmë kontrollojë dhe veprimet e tyre. Mazhoranca, kryeministri, qeveritarët, ministrat, bashkiakët e urdhërojnë ata siç e kanë urdhëruar që gjenden deri tani në 1 milion faqe që kanë mbërritur në Prokurori por edhe nja 1 milion të tjera që janë duke ardhur. Në Shqipëri mafia ka shtetin e vetë dhe kjo po shihet nga pafuqia e çdo zyrtari apo drejtuesi institucioni për të vepruar dhe bindur kushtetutës dhe ligjit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco