Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Opozitës i mohohet fjala, Rama nuk shkon në Parlament, por nuk lejon as Bashën të shkojë

Opozitës i mohohet fjala, Rama nuk shkon në Parlament, por nuk lejon as Bashën të shkojë

17:50, 30/10/2023
A+ Aa A-

Ka nisur me tensione dhe përplasje seanca e parlamentit.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila mbërriti në vend, pas një turi nëpër Kanada dhe SHBA, ka nisur seancën sikur të mos kishte ndodhur gjë.

Por reagimi i deputetëve të opozitës ka qenë i menjëhershëm.

Ka pasur përplasje fizike mes deputetëve Vullnet Sina të PS-së dhe Bledion Nallbati të opozitës.

Ndërkohë kryeministri Rama nuk ka marrë pjesë në seancë, por nuk ka lejuar as pengun e tij, Lulzim Bashën, të shkojë në séance e sotme plenare. Duke qenë se mazhoranca parashikonte përplasje, mungesa e Ramës, Bashës dhe deputetëve të këtij të fundit duket qartë se është e koordinuar. Kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla, ka thirrur emrat e deputetëve të Bashës si Agalliu, Ulliri, por asnjëri nuk ka qenë i pranishën në seancë.

Kërkesat e opozitës janë për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare dhe për komisionin e reformës zgjedhore, të gjitha kërkesa legjitime, por të rrëzuara arbitrarisht nga mazhornaca. Seanca e sotme është dëshmi se Lulzim Bashës nuk i interesojnë kauzat opozitare, por ofiqet dhe pazaret me Edi Ramën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco