VIDEO/ Bardhi: Parlamenti i turpit, mazhoranca merr vendime për të asgjësuar opozitën

17:48, 30/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka marrë fjalën në parlament duke u shprehur se kurrë në historian e kuvendit nuk është parë që mazhoranca të votoi për të hequr të drejtat e opozitës.

"Prej tre javësh kuvendi i Shqipërisë është në ngërç duke pamundësuar funksionimin normal të tij. Ju keni marrë vendimin për të asgjësuar për të asgjësuar opozitën në parlament.

Kurrë në historian e këtij parlamenti nuk ka ndodhur që kryetarja e kuvendit ta shndërrojë vetën në një  specialiste arkive të një partie duke injoruar kushtetutën e vendit. Kurrë nuk ka ndodhur që kryetarja e kuvendit të hedh në votim të drejtat e opozitës dhe kundërshtari politik të votoi për ti asgjësuar atë.

Kurrë në historinë këtij parlamenti nuk ka ndodhur që mazhoranca ti diktojë opozitës që më kë dhe si të përfaqësohet në komisione parlamentare.

Kurrë nuk ka ndodhur që mazhoranca të rrëzojë brenda vitit tetë kërkesa për komisione hetimore pa dhënë asnjë shpjegim për këtë gjë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco