‘Këtu do jemi’/ Berisha: Asgjë s’do të kaloni. Ky është parlamenti i turpit, një repart garde i Edi Ramës

‘Këtu do jemi’/ Berisha: Asgjë s’do të kaloni. Ky është parlamenti i turpit, një repart garde i Edi Ramës

17:33, 30/10/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha e ka quajtur ‘parlamentin e turpit që sillet si një repart garde i Edi Ramës’.

Në fjalën e tij të publikuar në Facebook nga foltorja e parlamentit, Berisha theksoi se ‘opozita është e vendosur që këtë betejë në parlament të mbrojë me të gjithë forcën, gjer në sakrificë sublime, të drejtat e saj kushtetuese’.

Berisha: Siç e shihni, banda Rama ka vetëm një qëllim, të mbrojë Edi Ramën nga krimet e tij të shëmtuara, nga vjedhjet monstruoze, të mbrojë familjen e tij nga pasurimi i paligjshëm, të mbrojë lidhjet e tij me drogën, me Pëllumb Gjokat, me Luftar Hysat.

Të mbrojë vjedhjet e mëdha që u bën shqiptarëve, të mbrojë dhunimin e votës. Por Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Opozita është e vendosur që këtë betejë në parlament të mbrojë me të gjithë forcën, gjer në sakrificë sublime, të drejtat e saj kushtetuese.

Ky është parlamenti i një bande, i kriminelëve, i hajdutëve, i atyre që nuk kanë ligj e as moral, nuk kanë kushtetutë. E kanë shndërruar parlamentin në një strofull trafikantësh, hajdutësh, në një strofull të mafies së tyre shtetërore.

Dëgjoni parlamentin, ky është parlamenti i Edi Ramës i cili funksionon si repart garde, dhe nuk funksionon më si institucion i deputetëve.

Turp, turp e një mijë herë turp.

Një histori turpi, histori horrash.

Asgjë nuk do të mund të kaloni. Ta dini të qartë se beteja jonë nuk ka të ndalur. Këtu do të jemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco