Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve. Dyshohet se…

Berisha në parlament: Provokacion i ulët banditesk, deputetëve i është mohuar e drejta themelore

Berisha në parlament: Provokacion i ulët banditesk, deputetëve i është mohuar e drejta themelore

17:27, 30/10/2023
A+ Aa A-

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tensione dhe përplasje mes deputetëve të opoztiës dhe atyre të mazhorancës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikollën se ka provokuar deputetët e opozitës gjatë seancës së sotme.

‘Provokacion i ulët banditesk, deputetëve i është mohuar  e drejta themelore’, theksoi Berisha nga foltorja e parlamentit.

Berisha: Kjo skenë që shihni ju sot, kjo skenë që përbën një provokacion të ulët, banditesk ndaj opozitës e krijon fakti sepse këta bajlozë krimi në qeveri, këta hajdutë që kanë humbur çdo normë etike, morale, ligjore na përjashtojnë ne deputetëve të opozitës nga të drejtat kushtetuese të deputetit.

Një nga të drejtat më themelore kushtetuese të deputetit në parlament është e drejta e tij së bashku me 35 deputetë të tjerë të ngrejë komision hetimor parlamentar për të bërë transparencën për problemet e mëdha që ai konsideron.

Kjo e drejtë e sanksionuar nga kushtetuta nuk mund ti mohohet askujt. Mbledhja e firmave për një komision hetimor parlamentar, është automatike ngritje e komisionit. Por kjo nuk ndodh, sepse Edi Rama i ngërthyer nga aferat e tmerrshme vjedhje dhe korrupsioni, në drogë. Këta që besojnë se mund të shkelmojnë kushtetutën, këta janë banditë, këta janë një bandë e turpshme që nuk kanë asnjë moral dhe ligj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco