‘Shkodra kryeqendër’, Bushkolaj: Krimi në zgjedhje është praktikë serbe, pas 2013 krimi ka diktuar vendin

17:07, 30/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Elkier Bushkolaj  ka treguar se përfshirja e grupeve kriminale në  proceset zgjedhore pas 2013-ës ka qënë në nivele të frikshme.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, Bushkiolaj tregon se kjo mënyrë e marrjes së pushtetit me anë të grupeve kriminale është praktike e serbëve. Ai shprehet se qytetet në veri të vendit kanë qënë zonat të cilat kanë qënë më të prekura.

“Nga konstatimi ima, nga zgjedhjete  fundit, dosja 184 dhe dosja 339 duken krejt minore në raport me impaktin që krimi ka pasur me këto zgjedhje. Është e pamundur që ngjarjet në Shkodër ti shohim rë lokalizuara në Shkodër.  Kryeqytet i përfshirjes së grupeve kriminale mbete Shkodra, së paku në zgjedhjet e 24 majit. Ka qënë një situatë shumë problematike dhe në Lezhë ku grupe kriminale janë përfshirë direkt në procesin zgjedhor për shkak se dhe gara supozohej të ishte e ngushtë, sikurse edhe ndodhi. Kjo gjë ka ndodhur dhe në Bashkinë e Kurbinit. Ka pasur përfshirje direkte të grupeve kriminale. Ka patur tentativa të shumta  në Mirditë dhe në zonën e Fushëarrëzit, pak në Mat dhe pak në Dibër. Po të vojmë dhe në Fushë Krujë ka pasur përfshirje të grupeve kriminale lokale në garën për Bashkinë pavarësisht se rezultati ishte deri diku i caktuar sa i përket Bashkisë së Krujës. Kemi pasur probleme edhe në qarkun e Durrësit, nëse zbresim më poshtë edhe në Elbasan. Këtu impakti i grupeve kriminale ka qënë jashtëzakonisht i madh, në favor të partisë në pushtet.

Unë me keqardhje konstatoj se nëse deri në vitin 2013-ën politika ka diktuar çdo zhvillim shoqëror në Shqipëri, pas 2013-ës  dhe mendoj se do zgjas për një periudhë të gjatë, unë mendoj që krimi ka diktuar shumëçka në këtë vend. Mjaftojmë të kujtojmë ato deputet me rekorde kriminale që u larguan nga parlamenti. Kjo tregon se përfshirja e grupeve kriminale në proceset zgjedhore nga 2013-ta deri tani ka qnë në nivele jashtëzakonisht shumë të lartë, më shumë se në të gjithë pjesën tjetër të Ballkanit. Kjo është një praktikë serbe. Përgjithësisht involvimi i grupeve kriminale është një praktikë serbe. Kanë qënë ‘Panterat Rozë’, një grup kriminelësh shumë i rrezikshëm që asokohe njihej për lidhjet me Millosheviçin dhe drejtohej nga Arkani, një personazh i botës së krimit të Serbi dhe Kosovë, dhe për fat të keq klasa politike shqiptare ka ndjekur këtë model.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco