Rama ndërron mendje për 24 orë, i lë delegatët të presin edhe 1 muaj

Rama ndërron mendje për 24 orë, i lë delegatët të presin edhe 1 muaj

16:24, 30/10/2023
A+ Aa A-

Pasi njoftoi dje se kongresi i PS-së do të organizohet në 4 nëntor, kur nuk kaluan as 24 orë, ka vendosur që të ndryshojë sërish mendje.

Ka vendosur që ti lejë delegatët e tij, në pritje edhe një muaj.

Këtë të hënë Rama drejtoi mbledhjen e grupit parlamentar, dhe ju ka thënë deputetëve të tij që kongresi do të organizohet në dhjetor dhe jo në 4 nëntor.

Gjatë fjalës së tij, ai u ka kërkuar deputetëve që të gjithë fokusin e këtij muaji të vendosin vetëm tek projektbuxheti i 2024, por dhe ndryshimet që ju bënë buxhetit të këtij viti.

Ndërkohë, lidhur me situatën bllokuese që opozita paralajmëron se do të vijojë dhe në seancat e kësaj jave, Rama, mësohet t’ju ketë thënë deputetëve se do të marrin qëndrime të unifikuara në bazë të reagimit që do të kenë demokratët.

Kryeministri ju ka kërkuar të zgjedhurve socialistë se duhet të vazhdojnë punën duke u bazuar në ligj dhe rregullore edhe pse opozita sipas tij, vijon në pseudo detyrën e saj, siç është shprehur ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco