Lajmi i fundit

FOTO - Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë…

FOTO/ Berisha: Bajrët kanë vrasësit e tyre të fjalës së lirë edhe në media!

FOTO/ Berisha: Bajrët kanë vrasësit e tyre të fjalës së lirë edhe në media!

14:07, 30/10/2023
A+ Aa A-

Gjatë denoncimit publikisht që kryetari i PD-së, Sali Berisha, i bëri sot bandës kriminale të Bajrave në Shkodër, lidhjeve të saj me politikën dhe organet e drejtësisë e sidomos mbështetjen që ka gjetur tek Ministria e Brendshme e drejtuar tashmë nga Taulant Balla, ai veçoi edhe një fushë tjetër në të cilën kjo bandë kishte shtrirë tentakulat e saj: fushën e medias. 

"Bajrët kanë vrasësit e tyre të fjalës së lirë edhe në media, përveç Taulant Ballës dhe Edi Ramës, - theksoi z. Berisha duke paraqitur pamjet filmike nga Shkodra ditën e zgjedhjeve, pamjet filmike që nuk u kapën dhe as u transmetuan nga asnjë media deri këtë, pavarësisht se supozohej se u tha se i kishin mbuluar plotësisht zgjedhjet.

"Një nga një, këto do zbërthehen, - tha Berisha. -  Por sot ne ju paraqesim ju, terrorin që ata ushtruan më 14 maj, në qytetin e lirisë, në qytetin e Shkodrës, për të grabitur mandatin e qytetarëve të Shkodrës. 

Ndiqeni këtë dokumentar horror, 24 minuta. Keni durim, por tregon të gjithë dramën elektorale të qytetit. Me emër, mbiemër, me targa, me makina. Qarkullimi që bënë këta gjatë ditës me makina. Më falni, harrova të them se përveç Beharit dhe Denisit, Safeti edhe ai u nxor nga burgu menjëherë, se kishte pasur qëndrim të mirë, dhe u dërgua te banda para zgjedhjeve."

Pamje nga dokumentari, ku shfaqen makinat e bandës duke qarkulluar dukshëm nëpër Shkodër më 14 maj. 

Image

Image

Image

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco